Nisma e PS për bonusin e emigrantëve/ Janko në E-zonë: Qesharake!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nisma e PS për bonusin e emigrantëve/ Janko në E-zonë: Qesharake!

Edhe pse po futemi në ditët e nxehta të fushatës elektorale, për ekspertin financiar, Enea Janko, partitë politike nuk po garojnë me programe të qarta.

 

I ftuar në emisionin E-zonë, Janko thotë se sikundër ka një ditë për dorëzimin e listave, duhet të ketë edhe një ditë për publikimin e programeve.

 

Advertisement

Sa i përket propozimit të PS për të rishikuar taksën progresive, Janko deklaron se ky është një hap pas që mazhoranca po bën në drejtim të këtij sistemi.

 

“Në vetvete është një korrigjim, një kthim pas. PS premtoi që do të implementonte taksimin progresiv, por për mua nuk ka qenë progresive. Nuk mund të pretendosh që ata që fitojnë më shumë, paguajnë më shumë. Kush po fiton më shumë? Ata me deri në 250 mijë lekë në muaj. Vendet e rajonit e kanë taksën të sheshtë, 9-10 për qind, ndërsa vendet e Evropës kanë taksim progresiv. Ka ardhur koha që të rrisim shkallët e progresivitetit për të ardhurat e larta. Forcat politike duhet të vendosin si duhet t’i taksojnë të varfrit, të pasurit dhe shtresën e mesme. Këtu nuk ka taksim për të pasurit.

 

Advertisement

Sa i përket nismës së PS –së për të thithur sa më shumë emigrantë në Shqipëri, duke iu dhënë një grant 5 mijë euro për të hapur një aktivitet, eksperti e konsideron qesharake.

 

“Me duket qesharake që të joshësh një emigrant që ka lënë vendin, ka marrë familjen dhe ka investuar në atë vend për të gjetur punë dhe është shkolluar, dhe pretendon që ta joshësh me 5 mijë euro, me qëllim kthimin në vendin e tij. Qesharake.  Kjo nuancë për të kthyer emigrantët është një nuancë pozitive. Premtimi për të joshur emigrantët, është pozitive në vetvete, por është e vështirë që të realizohet; duhet të ndryshojnë të gjitha kushtet socio-kulturore që të rikthehen.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy