Një fshat i tërë kundër SPAK/ 240 fermerë dëshmojnë në gjyq, mbrojnë bashkëfshatarin e tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një fshat i tërë kundër SPAK/  240 fermerë dëshmojnë në gjyq, mbrojnë bashkëfshatarin e tyre

240 fermerë të fshatit Kozarë në Kuçovë janë thirrur nga mbrojtja për të dëshmuar në procesin gjyqësor ndaj Bektash Shtëpenjës, një bashkëfshatar i tyre, djali i të cilit ishte subjekt i operacionit forca e ligjit.

I biri i Bektashit, ka qenë i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge. Policia dhe prokuroria ngritën dyshime se edhe babai i tij i ka siguruar të ardhurat përmes krimit. Spak ka kërkuar konfiskimin e pronave të patundshme.

Advertisement

Por banorët e Kozarës kanë dalë garant për të kundërtën. Sipas tyre Bektash Shtëpenja ka punuar që në vitin 1980 me autokombajnë në korrjen e grurit.

Për çfarë keni dëshmuar sot? Me cilin e ke korrur grurin, dëshmuam. Burrë i nderuar mekanizator i shkëlqyer. Që në ’91 që u prish sistemi, mori kombajnën e kooperativës, e mbajti 3 vjet, e shiti se ishte e vjetër dhe mori tjetër. Para dy ditësh me të e korra grurin.

Advertisement

Edhe një tjetër banor i zonës tregon se me të ardhurat e pakta nga shitja e perimeve e kanë paguar Bektashin jo përmes bankës, por në dorë.

Fermer, bashkëfshatar i Bektash Shtëpenjës
Ne shesim dy speca, dy domate asnjëherë nuk kemi punuar me bankë, po ashtu edhe për grurin. Bektashi ngrihet që në pikë të mëngjesit, rregullon kombajnën se prishet, bën defekte. Unë shkoj te sera se kam aktivitetin tim, shes speca, domate.

Advertisement

Formulari i dërguar nga OFL, përfshin dy shtëpi dhe një makinë, e për këto pasuri Prokurorja Elida Kacini ka depozituar në gjykatë kërkesën për konfiskim, si prona te ardhura nga krimi. Ndërkohë vetë i akuzuari bëri të ditur se do të paraqitet në sallën e gjyqit kur të mbarojë të korrat.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy