Një kondicioner në dhomën e mjekut ishte shkak i zjarrit në spitalin e Shkodrës, gazetari zbardh detajet e reja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një kondicioner në dhomën e mjekut ishte shkak i zjarrit në spitalin e Shkodrës, gazetari zbardh detajet e reja

Gazetari i Vizion Plus Bepin Kolvata ka zbardhur më shumë detaje nga zjarri që përfshiu pavionin e kirurgjisë në spitalin e Shkodrës.

Shkak i zjarrit sipas gazetarit është bërë  një shkëndijë elektrike e kondicionerit në dhomën e një mjeku, teksa shtoi se energjia u ndërpre menjëherë për të mos pasur probleme më të mëdha nga sistemi i oksigjenit që ndodhet në këtë pavion.

Kolvata theksoi se një situatë e tillë ka ndodhur edhe para pak vitesh në spitalin e Shkodrës, por fatmirësisht edhe në atë kohë nuk ka pasur asnjë pacient të dëmtuar.

Pacientët aktualisht janë zhvendosur në pavion tjetër, deri në rikthimin në normalitet të kirurgjisë, ku do të duhen disa orë.

Advertisement

Ndërhyrja në kohë e zjarrëfikësve ka bërë që situata të kalohej pa probleme serioze.

“Shërbimi zjarrëfikës ka arritur të neutralizojë flakët. Dyshohet që ka pasur një shkëndijë në një kondicioner në dhomën e mjekut. Frika më e madhe ishte për sistemin e oksigjenimit ndaj dhe është bërë ndërprerja e energjisë.

Për shkak të situatës është bërë zhvendosja e pacientëve nga kirurgjia në pavione të tjera. Duhen disa orë që të kthehet normaliteti.

Edhe disa vite më parë ka pasur një ngjarje të tillë në spitalin e Shkodrës por fatmirësisht pa pasoja tek pacientët.

Advertisement

Ndërhyrja në kohë ka bërë që situata mos percipitojë dhe mos ketë probleme serioze”, tha gazetari i Vizion Plus Bepin Kolvata.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy