“Njerëz pa atdhe, katran me bojë”/ Rama i përgjigjet PD-së: E djathta jonë e nongratave dhe e rublave merret me dokrra

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Njerëz pa atdhe, katran me bojë”/ Rama i përgjigjet PD-së: E djathta jonë e nongratave dhe e rublave merret me dokrra

Kryeministri Rama reagoi përmes postimeve në twitter në lidhje me mungesën e disa përfaqësuesve të Partive Popullore Europianë në darken e organizuar nga  misioni shqiptar në Asamblene Parlamentare të Këshillit të Europës.

Kreu i qeverisë shqiptare shkruan edhe me doza ironie se mungesa në darke është e mirëkuptueshme, sepse askush nuk mund të ndjehet mirë kur dëgjon histori horror me sajesa për trafik organesh njerëzore.

 

Disa prej të ftuarve mbrëmë nuk erdhën në darkën e organizuar nga misioni ynë në Strasburg,megjithëse e kishin konfirmuar më parë! Nuk ndjehemi mirë pas fjalimit,ishte arsyeja.E mirëkuptueshme.S’ke si ndjehesh mirë kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve!

Advertisement

 

Rama shton se disa anëtarëve të Asamblesë Parlamentarë të Këshillit të Europës do tu duhet kohe para se të kuptojnë gabimin e madh që është bërë një dekadë më parë me raportin kundër UCK dhe drejtuesve të saj përmes Dick Martyt.

 

Bashkëbisedimi me ndonjërin syresh pas darkës ishte kuptimplotë. U ka rënë si rrufe në qiell të pastër! Do t’u duhet ca kohë për të analizuar faktet, kuptuar madhësinë  e frikshme të gabimit të bërë një dekadë më parë dhe adresuar nevojën për korrigjimin e tij me një akt të ri.

Advertisement

 

Në fund edhe një koment mbi sulmet që zyra e PD adresoi ndaj Ramës, mbi refuzimin e disa anëtareve të Asamblesë së KiE, për të darkuar me kryeministrin Rama.

 

Por është e neveritshme, që edhe për një padrejtësi kaq ekstreme dhe për një të drejtë kombëtare kaq legjitime, e kaq përtej politikës së ditës, e djathta jonë e nongratave dhe e rublave, gjen kurajon të kundërvihet e të merret me dokrra!#NjerëzPaAtdhe #KatranMeBojë

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy