“Nuk i vuri Ramës kufirin tek thana”/ Berisha akuza Bashës: Donte të ndërtonte monumentin e Bashizmit por ndërtoi atë të hiçit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Nuk i vuri Ramës kufirin tek thana”/ Berisha akuza Bashës: Donte të ndërtonte monumentin e Bashizmit por ndërtoi atë të hiçit

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin që po mbahet në stadiumin “Air Albania”, ish kryeministri Berisha ka sulmuar ashpër kreun e PD, Lulzim Basha.

 

Berisha u shpreh se Basha enisi drejtimin e partisë duke u përulur në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën.

 

Advertisement

Ai akuzoi kryedemokratin se kur ishte ne krye të Bashkisë së Tiranës, nuk bëri asnjë lëvizje për të ndaluar Ramën në bllokimin e të gjithë projekteve madhështore.

 

“Ai nisi drejtimin e partisë duek u përkulur në kundërshtim me ligjet, Kushtetutën, fuqinë e pakufishme të forcës që drejtonte. Duke u përkulur para regjimit te Edi Ramës. Dy vitë pasi dorëzuam pushtetin Rama i bllokoi cdo projekt të madh bashkisë së Tiranës. Duke pasur një armatë të tërë demokratësh, duke disponuar bashkinë më të madhe të vendit, keyetari ynë nuk lëvizi një gjethe në protesta të fuqishme në Tiranë dhe t’i vinte Edi Ramës kufrin tek thana, të qendronte i pamposhtur për vete, për ju, për qytetarët e Tiranës.

 

Advertisement

Zinxhiri i gabimeve të tij erdhi gjithnjë duke u trashur. Cddo nismë që nisi e ndërpreu me urdhër të kujt, askush s e di. Çdo protestë që nisi nuk e sosi kurrë me sukses, bëri prita politike kundër bashkëpunëtorëve të tij, personaliteteve që kishin kontribute historike në këtë parti. Në tetë vite bëri gjithçka për të ndërtuar monumentin e Bashizmit por në fakt ndërtoi monumentin e hiçit.

 

Në tetë vite ne përfunduam si një forcë poltikie që nuk shihte asnjë fitore. PD i shëmbëllente tashmë një druri të thatë që nuk gjelbëron as në verë dhe asnjëhërë”, u shpreh Berisha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy