Nuk ka laboratore për tokën/ Korçës i mungojnë specialistët, fermerët i bejnë analizat në vendet fqinje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nuk ka laboratore për tokën/ Korçës i mungojnë specialistët, fermerët i bejnë analizat në vendet fqinje

Fermerët e qarkut të Korçës nuk kanë një laborator për të kryer analiza për tokat bujqësore. Në këto kushte, ata janë të detyruar të paguajnë çmime të larta kryesisht në Greqi dhe Maqedoninë  e Veriut për të parë aciditetin e tokës, përmbajtjen e elementëve të ndryshëm, si azot, fosfor dhe potas; mbi bazën e të cilave përcaktohet edhe doza e plehërimit.

 

 

Serian Bregu, një nga fermerët e fshatit Dvoran që merret me kultivimin e mollës, tregon se çmimi për çdo analizë shkon më shumë se 50 euro. Në total, së bashku me shpenzimet e udhëtimit i duhen 800 euro.

Advertisement

 

 

 

Pjesa më e madhe e fermerëve nuk kanë bërë prej vitesh asnjë analizë për shkak të kostove të papërballueshme.

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement

Gjergji Mero, dekan i fakultetit të Bujqësisë në Korçë thotë se në këtë universitet ka një laborator, i cili nuk është vënë në punë për shkak të mungesës së një laboranti dhe inxhinieri kimik.

 

 

 

Advertisement

Krahas analizave të tokës, fermerët sipas specialistëve, duhet të bëjnë dhe analizat e diagnostikimit gjethor, që kanë të bëjnë me kalcium, magnez, mangan, hekur, bakër e elementë të tjerë.

 

 

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy