“Nuk kemi çështje për Dvoranin”/ Rama: Pse SPAK s’ka lëvizur gishtin për kampionët e korrupsionit në drejtësi?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Nuk kemi çështje për Dvoranin”/ Rama: Pse SPAK s’ka lëvizur gishtin për kampionët e korrupsionit në drejtësi?

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në “Twitter” pas deklaratës së SPAK se nuk ka çështje për ish-kreun e KED Ardian Dvorani.

 

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se SPAK-u do të duhej të sqaronte pse reagoi rrufeshëm për të vënë në pranga ‘kampionët e korrupsionit në drejtësi’.

 

Advertisement

“Meqë ka marrë përsipër të sqarohet SPAKU do të duhej të sqaronte pse reagoi rrufeshëm për një kallëzim absurd për një vepër penale imagjinare të njeriut të shpallur nga DASH kampion i antikorrupsionit,ndërkohë që për kampionët e korrupsionit në drejtësi s’ka lëvizur ende gishtin!
Unë nuk i heq asnjë presje asaj që deklarova sot dhe nuk mjafton që SPAKU të thotë se e paska pushuar çështjen, pasi faktikisht e mori peng gjykatësin në fjalë pa asnjë arsye në botë, duke i shkuar praktikisht pas avazit Armikut NR.1 të Reformës në Drejtësi, Ilir Metës!”, shkruan Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy