Nuk ndalen aksidentet në Korçë/ Makina “fluturon” në ajër këmbësorin teksa kalonte rrugën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nuk ndalen aksidentet në Korçë/ Makina “fluturon” në ajër këmbësorin teksa kalonte rrugën

Aksident me një të plagosur në aksin rrugor Pogradec- Maliq. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Zotilan ku një 42 vjeçar i identifikuar si Bledar Çeçi duke udhëtuar me mjetin e tij BMV ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. Goditja ka qenë aq e fortë në pjesën e betontë në kanalin anës rrugës aq sa mjeri është shkatërruar plotësisht dhe drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të rënda.

 

Sipas ekspertëve të policisë rrugore 42 vjeçari ka qënë duke ardhur nga Pogradeci në drejtim të fshatit të tij Zotilan dhe nga shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia për shkak të shirave të shumta ka realizuar një manovër të gabuar duke moslejuar të mbajë mjetin nën kontroll dhe për rrjedhojë ka përfunduar poshtë aksit rrugor nacional. Burime pranë Spitalit Rajonal të Korçës bëjnë me dije se gjendja e 42 vjeçarit është tejet e rëndë ndaj edhe për këtë është nisur urgjent në spitalin e Traumës për mjekim të specializuar. Policia ka marrë në pyetje dy tregëtarë ambulantë të cilët kanë parë të gjithë dinamikën e kësaj ngjarjeje.

 

Advertisement

60 minuta pas aksidentot të parë një tjetër aksident me të plagosur rendë  në rrugën nacionale Pogradec- Maliq. Ngjarja ka ndodhur ne kyqëzimin në hyrje te qytetit të Maliqit. Sipas policisë eshte një banor i qytetit të Maliqt  i cili ka qenë duke kaluar nga njeri krah i rrugës në krahun tjetër kur është goditir nga një mjet tip Golf.

 

Godotja ka qënë e fortë aq sa i plagosuri ka fluturuar më shumë se 15 metra duke u perplasur me asfaltin. Sipas dëshmimtarëve shërbimi i urgjences ka ardhur me shume vonese duke e rënduar gjendjen shëndetësore te te plagosurit i cili ka marrë dëmtime të shumta në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit. Policia në vendin e ngjarjes për të sqaruar rethanat e këtij akaidenti që është i dyti që ndodh brenda 60 minutash.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy