“Oligarkët nuk faturohen për energjinë”/ Deputetja e PD: Do të kemi listë me emra

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Oligarkët nuk faturohen për energjinë”/ Deputetja e PD: Do të kemi listë me emra

Deputetja e PD, Emilia Koliqi ka folur sot në “Quo Vadis” lidhur me krizën energjetike që ka prekur vendin.

Ajo theksoi se kriza e vërtetë është korrupsioni dhe keqmenaxhimi. Sipas saj sektori i energjisë elektrike është kthyer në një biznes korruptiv në shërbim të zgjedhjeve.

“Kriza e vërtetë është e korrupsionit dhe keqmenaxhimi. Ka disa vite që ky sektor është kthyer në nje biznes korruptiv që është vënë në shërbim të zgjedhjeve dhe ka vite të tëra që importon energji elektrike me çmim më të lartë sesa bursa. Vetëm tre tenderat e fundit kanë një rritje gati 10 milionë euro më shumë se çmimi i bursës. Tre tenderat e fundit do të cohen në SPAK”.

Deputetja demokrate ka folur edhe për planin me shtatë pika të publikuar nga PD, për perballimin e krizës, nrsa theksoi se disa oligarkë muk fatruohen pë energjinë elektrike.

Advertisement

“Plani me 7 pika nuk është vetëm për energjinë, ai është duke filluar nga ulja e TVSH të çmimeve të produkteve të shportës, uljen e taksës së qarkullimit e duke kaluar tek pjesa e klientëve të favorizuar. Disa oligarkë janë të favorizuar nga qeveria e nuk faturohen për sasinë e kliovatëve të harxhuar. Së shpejti do e kemi listën me emrat e tyre”, u shpreh deputetja.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy