“Opozita ka 9 vjet që më mund, tani do fitojnë edhe Vlorën e Uashingtonin”/ Rama mbyll fjalën dhe largohet nga Kuvendi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Opozita ka 9 vjet që më mund, tani do fitojnë edhe Vlorën e Uashingtonin”/ Rama mbyll fjalën dhe largohet nga Kuvendi

Teksa i dha përgjigje akuzave të Berishës për lidhjet e tij me ish-drejtuesin e FBI, Charles McGonigal, Kryeministri Rama e shfrytëzoi seancën maratonë në Kuvend, edhe për të sulmuar me ironi, PD dhe opozitën shqiptare.

Rama tha se në ëtro 9 vite ai i ka humbur të gjith zgjedhjet përballë kësaj opozite, e tanime PD dhe forcat e saj aleate do të fitojnë edhe Vlorën së bashku me Uashingtonin.

 

“Më keni mundur në të gjitha zgjedhjet e 9 viteve dhe jam i vetëdijshëm se viti i 10 do jetë viti i fitores tuaj më të madhe të kësaj dekade. Në 14 maj, përveç Durrësit, Tiranës dhe Elbasanit, do merrni dhe Vlorën dhe Uashingtonin.

Advertisement

 

Dozat e ironizë , Rama i shtoi edhe më shumë kur tha se sipas akuzave të opozitës,  kryeministri I një vendi milingone që jeton në Surrel paska korruptuar qeverinë e shtetit më të fuqishëm në botë.

 

E bukura në këtë histeri është se flasin e akuzojnë ata që kur ishin në qeveri paguan miliona nga taksat e shqiptarëve për lobim në SHBA për të na goditur ne duke eksportuar me kamionë lobistësh gjyle të panumërta. Sikur ‘non grata’ të nxirreshin me lekë si byrek nga sporteli i DASH, vetëm Pandeli Majko do kishte shpëtuar, imagjinoni ku do ishin Fatmiri me Gramoz Rucin bashkë me mua po e po. Jo non grata por s’do dilnim dot nga shtëpia. Ka 100 vjet që thotë se Amerika blen e dyllos kë të dojë, por bota s’kish parë gjë akoma por ja që dolët ju nga Lana që thoni se Amerikën e paloska Edvin Kristaq Rama me banim në Surrel dhe një Goni Goni nga Tropoja me banim në Bronz dhe në fund e dylloska një Dori Duçka nga Shqipëria. Pika pika kush e ka qeveris Shqipërinë”, tha Rama.

Advertisement

 

Gjate gjithe fjales se tij ne Kuvend, Rama shpjegoi akt akuzen e drejtesise amerikane ndaj McGonigal duke evidentuar se ne asnje moment ne kete proces nuk flitet per hetime ndaj kreut te qeverise shqiptare.

 

Me te mbaruar fjalen, Rama eshte larguar nga salla e kuvendit, ndonese seanca pritet te jete maratone.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy