“Pakoja e madhe”/ Braçe: Pse nuk u përfshinë fermerët? Nuk meritojnë asgjë ata?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Pakoja e madhe”/ Braçe: Pse nuk u përfshinë fermerët? Nuk meritojnë asgjë ata?

Në komisionin e Ekonomisë po shqyrtohet akti normativ për disa ndryshime në ligjin për buxhetin e vitit 2022, në kuadër të Pakos së Madhe, e cila u miratua nga qeveria, për t’i qëndruar pranë të gjitha kategorive të shoqërisë dhe për të zbutur efektet e rritjes së çmimeve dhe inflacionit të lartë për shkak edhe të luftës në Ukrainë.

 

Në Komisionin e Ekonomisë, është i pranishëm edhe deputeti socialist Erion Braçe i cili ka ‘kërkuar llogari’ se përse fermerët nuk janë përfshirë në pakon  e madhe e cila u bë publike gjatë ditëve të vitit të ri.

Advertisement

 

Duke kërkuar edhe praninë e Ministres së Ekonimisë, Delinda Ibrahimaj në komision, Braçe është shprehur:

Advertisement

 

“Mund të kem një argument ekonomik pse nuk u përfshinë? Pse një kategori punëtorësh marrin shpërblime, pse këto të bujqësisë s’përfitojnë asgjë, nuk meritojnë asgjë këto? Kur këtu janë dhënë në mënyrën më të qartë të mundshme se si mund të përdoren paratë dhe në mënyrë efektive. S’dua t’ia di fare sesi është impresioni ministrit kur përballet me deputetët, ky quhet interes privat, interesi publik është buxheti.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy