Parakalim i gabuar në Lushnjë, shoferi i “Audit” humb kontrollin, barrierat anësore çajnë makinën në mes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Parakalim i gabuar në Lushnjë, shoferi i “Audit” humb kontrollin, barrierat anësore çajnë makinën në mes

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Bypass-in e Lushnjës. Mësohet se dy mjete janë fërkuar në tentativë parakalimi dhe si pasojë makina tip “Audi” ka humbur kontrollin e është përplasur me barrierën anësore.

Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe një pjesë e hekurt e barrierës anësore të autostradës ka përshkuar mjetin mespërmes.

Një seksion i barrierave anësore ka përfunduar jashtë autostradës ndërsa pjesa tjetër brenda mjetit.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe një tjetër bashkudhëtar me të.

Advertisement

Dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes.

Uniformat blu në vendngjarje po punojnë per të dokumentuar rastin.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë dhe reshjet në autostradë.

Kjo pjesë e Baypassit në Lushnje ka qenë vazhdimisht problematike nga reshjet dhe disa herë me fatalitete në aksidente./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy