Partitë e vogla prezente në këshillat bashkiakë në qarkun e Korçës/ Ja si shpërndahen mandatet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Partitë e vogla prezente në këshillat bashkiakë në qarkun e Korçës/ Ja si shpërndahen mandatet

Si në pothuajse të gjitha bashkitë, edhe në Bashkinë e Korçës Partia Socialiste kryeson në mandatet për Këshillin Bashkiak.

 

116 QV janë numëruar nga 158 në total.

 

Advertisement

PS ka marrë 49.35% ose 23 mandate, BF 19.52% ose 9 mandate. PD 5.27% ose 2 mandate. Ndërkohë nga 1 mandat marrin PSD me 3.86%, PR me 4.02%, Nisma Thurje me 2.84%, ndërkohë që 1 mandat merr edhe Partia e Gjelbër dhe Lazjon Petri.

 

Në Bashkinë Pustec ka triumfuar Partia Socialiste me 32.21% të votave duke siguruar 5 mandate ndërsa është pasuar nga “BF” me 22.83% të votave duke siguruar 4 mandate. Ndërkohë, 3 mandate ose 21.46% ka marrë Aleanca Maqedonasve për integrimin Europian. Nga 1 mandat kanë marrë PSD me 9.43%, PDS me 6.45% dhe PAA me 7.62%.

 

Advertisement

 Bashkinë Kolonjë ka përfunduar numërimi dhe shumicën e ka marrë PS me 53.53% ose 10 mandate. BF ka marrë 14.50% ose 2 mandate. Po kaq mandate ka marrë edhe PAA, ndërsa 1 mandat ka marrë PR.

 

Në bashkinë Maliq kryeson PS me 57.01% ose 21 mandate. BF me 17.35% ose 6 mandate. PSD 6.95% ose 2 mandate dhe PD me 5.57% të votave me 2 mandate.

 

Advertisement

Në bashkinë Pogradec janë numëruar 38 nga 106 QV. Edhe këtu kryeson PS me 16.03% ose 17 mandate. BF me 16.03% ose 6 mandate, PD 7.57% ose 2 mandate, LZHK 6.53% ose 2 mandate. PAA ka marrë 7.91% ose 3 mandate dhe 1 mandat ka marrë edhe Partia Unitetit Kombëtar.

 

 Devoll numërimi ka nisur me vonesë, ku janë numëruar vetëm 4 QV nga 49 që janë në total.

 

Advertisement

PS deri tani ka marrë 11 mandate me 40.55%, BF ka marrë 7 mandate 27.41%, PD 2 mandate me 10.38%, PSD 1 mandat me 3.65%.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy