Qarku i Gjirokastrës merret nga PS edhe në Këshillat Bashkiakë/ BF dhe PD merr rezultat zhgënjyes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qarku i Gjirokastrës merret nga PS edhe në Këshillat Bashkiakë/ BF dhe PD merr rezultat zhgënjyes

Vijon numërimi i votave për këshilltarë bashkiakë në disa nga bashkitë e qarkut Gjirokastrës.

 

Në këtë qark, pushtetet vendore do të drejtohen nga PS për katër vitet e ardhshme, ndërsa dukshëm përfaqësuesit e mazhorancës po dominojnë edhe në këshillat bashkiakë.

 

Advertisement

Sipas të dhënave më të fundit nga KQZ në Gjirokastër janë numëruar 23 nga 67 kuti votimi. PS kryeson me 23 mandate me 59.23% të votave, e ndjekur nga BF që merr 4 mandate me 11.82% të votave. PD merr 2 mandate me 6.18% të votave ndërsa PSD dhe Partia e Gjelbër marrin nga 1 mandat.

 

Në Memaliaj janë numëruar 25 nga 27 QV në total. Edhe në këtë bashki, Partia Socialiste ka fituar 35.45 % duke siguruar 7 mandate, ndërsa është pasuar nga BF me 15.11% duke marrë 3 mandate. PD ka siguruar 2 mandate me 10.88% të votave. Nga 1 mandat kanë marrë edhe PSD, PAA dhe PDS.

 

Advertisement

Numërimi ka përfunduar në Bashkinë Dropull. Edhe këtu Partia Socialiste ka korrur fitore me 64.36 % duke siguruar 15 mandate. “BF” ka fituar 13.60 % duke siguruar vetëm 3 mandate. MEGA ka arritur të marrë 2 mandate me 8.84% të votave dhe PDS me 1 mandat.

 

Në Përmet gjithashtu qytetarët i kanë besuar socialistëve. Aktualisht janë numëruar 19 nga 23 kuti në total. PS ka marrë shumicën për Këshillat Bashkiakë duke marrë 37.63 % të votave dhe duke siguruar kështu 9 mandate. BF është pasuar me 8.29 % duke siguruar 1 mandat. Edhe PD ka siguruar 1 mandat, bashkë me PSD, Partinë Lëvizja e Legalitetit, Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane dhe Aleanca Demokristiane.

 

Advertisement

Në Këlcyrë ka përfunduar numërimi. Qytetarët i kanë besuar PS-së për Këshillat Bashkiakë në Këlcyrë 14 % duke u siguruar 3 mandate. Nga ana tjetër BF ka mundur të marrë vetëm 5.41 % dhe 1 mandat. Nga 1 mandat kanë marrë edhe PAA, PR, Aleanca Liberale e Djthtë, PSD, PD, LZHK, PDIU, AD, LRE, ADK dhe Ardhmërija Shqiptare.

 

Tepelena gjithashtu ka qenë besnike me PS edhe në Këshillat Bashkiakë ku aktualisht janë numëruar 16 nga 22 kuti në total. PS ka fituar thellë me 54.94 % duke marrë 11 mandate ndërsa BF me 8.75 % me vetëm 1 mandat. Nga 1 mandat kanë siguruar edhe PR, PSD e PD.

 

Advertisement

Ndërsa në Libohovë rezultati është i qartë. PS ka fituar 47.23 % të votave duke marrë 8 mandate ndërsa BF me 26.85 % duke siguruar 5 mandate. PD merr 2 mandate me 11.09% të votave. Edhe në këtë bashki ka përfunduar numërimi i votave.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy