Pasioni i të riut për bletarinë/ Prodhimi i mjaltit, biznes fitimprurës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pasioni i të riut për bletarinë/ Prodhimi i mjaltit, biznes fitimprurës

Ky është Gert Mehmetaj, një i ri nga Cakrani që merret me bletari.

Pasionin për rritjen e bletës e ka të trashëguar nga babai i tij, ndërsa me ndihmën e dy miqve të tij, ka arritur që ta kthej atë në një biznes fitimprurës. Krahas vjeljes së mjaltit, Gerti merret dhe me prodhimin e qumështit të bletës.

Tani po nxjerrim kornizën e qumështit të bletës ose të qumështit të mbretëreshës. Ai tregon se i gjithë ky proces është tejet delikat dhe kërkon një mjeshtëri të veçantë.

GERT MEHMETAJ – BLETËRRITËS
“Nga momenti i shartimit që i themi ne bletërritësit dhe në moment të vjeljes së qumështit të bletës, ne duam 72 orë. Që qumështi i bletës të jetë gati për konsumatorin. Vetitë e qumështit të bletës janë të shumta përdoret nga fëmijët, tek anemia. Përdoret për gratë shtatzëna.”

Advertisement

 

Ndërkohë të shumtë janë dhe qytetarët që zgjedhin për konsum qumështin e bletës, i cili ka veti kurative.

 

“Ku ka bletë, ka jetë. Unë dhe miqtë e mij konsumojmë qumështin e bletës, na ka dhënë rezultat në të gjitha drejtimet.”

Advertisement

 

Një gram qumësht blete kushton rreth 400 lekë, ndërsa një kilogram mjaltë 1.200 lekë.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy