PD e Bashës kërkon regjistimin e ndryshimeve statutore në gjykatë: Rithemelimi s’ka autorizim të marrë pjesë në proces!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PD e Bashës kërkon regjistimin e ndryshimeve statutore në gjykatë: Rithemelimi s’ka autorizim të marrë pjesë në proces!

Gjykata e Tiranës ka nisur shqyrtimin e kërkesës së PD për regjistrimin e ndryshimeve statutore të Kuvendit Kombëtar të 2 shtatorit. Përfaqësues të PD zyrtare në shqyrtimin e sotem në Gjykatën e Tiranës, janë Rezart Kthupi dhe Indrit Sefa.

 

Nga PD e Bardhit, Marash Logu dhe Redi Rama, ndërsa nga PD e Berishës, Çlirim Gjata dhe Franc Nuri.

 

Advertisement

Indrit Sefa në fjalën e tij tha se autorizimi i grupimit të Rithemelimit për të marrë pjesë në këtë gjykim është nul, pasi sipas tij mandati i ka mbaruar që në prill të vitit 2022.

 

Autorizimi i Rithemelimit është një autorizim nul. Nuk janë tagra që ata mund t’i kenë për t’u bërë pjesë në proces. Komisioni i Rithemelimit, në dijeninë time, nuk ka personalitet juridik. Si i tillë, nuk mund të lëshojë autorizimr përfaqesimi.

 

Advertisement

Komisioni i Rithemelimit e ka mbaruar mandatin në prill 2022. Nuk ekziston më si koncept Rithemelimi. Është hera e parë që pas gjykimit në Apel, që Rithemelimi vjen si entitet, ndonëse nuk ka mandat. Nuk kanë autorizim për këtë gjykim. Nuk mund të marrësh një autorizim e ta përdorësh për të gjitha llojet e gjyqëve”

 

Ndërsa Rezart Kthupi deklaroi: “Akti i përfaqesimit, që na paraqitet, është një akt i bërë nga 7 deputetë. Përfaqësimi i partisë me të tretë e ka vetëm kryetari i partisë. Këshilli kombëtar mund ta bëjë delegimin e kësaj kompetence. Nuk jemi në këtë rast. Grupi i deputetëve nismëtare mund të ndjekë të gjithë hapat ligjore deri në përfaqesimin e PD. Këshilli kombëtar nuk mund të zbatojë një kompetencë që nuk e ka”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy