PD: Veliaj skandal me rindërtimin, po i bën shtëpi militantit të PS që ka 4 prona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PD: Veliaj skandal me rindërtimin, po i bën shtëpi militantit të PS që ka 4 prona

PD denoncon sipas saj, skandalin që po bëhet me procesin e rindërtimit në Tiranë

Ina Zhupa në një dalje për mediat nga selia blu, akuzoi kryebashkian Veliaj se në shkelje të ligjit, me paratë e rindërtimit po shpërblen militantët e partisë në pushtet duke u ndërtuar banesa të reja, ndonëse kanë një ose më shumë banesa të tjera.

 

Ligji e ndalon që bashkia të paguajë për rindërtimin e banesave të atyre që kanë më shumë se një pronë, por Erion Veliaj e ka shkelur këtë ligj për interesa personal partiakë. Kur mijëra njerëz jetojnë ende në çadra apo në pasigurinë e qerasë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, po i rindërton Lulzim Agës një godinë njëkatëshe, në mënyrë të paligjshme. Veliaj e di se ligji ia ndalon këtë, kur një person I dëmtuar ka më shumë se 1 banesë në pronësi.

Advertisement

 

Teksa shton se njeriu të cilit po i ridnërtohet banesa është bashkëpunetor i Veliajt, përfaqësuesja e PD thot se Lulzim Aga ka edhe 4 prona të tjera, ndër të cilat 2 shtëpi banimi.

 

 

Advertisement

Dokumentat provojnë se Erion Veliaj po rindërton një godinë njëkatëshe për dikë që ka edhe një një shtëpi 3 katëshe, po këtu pranë, një apartament në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë dhe dy prona të tjera në truall. Shkelja e Erion Veliajt, në këtë rast, është flagrante. Ai është në shpërdorim të detyrës dhe duhet të mbajë përgjegjësi për këtë, pse lë jashtë në çadër njerëz pa mbështetje politike dhe pse i ndërton shtëpinë e tretë bashkëpunëtorit të tij partiak. 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy