Përdhunuan për disa muaj vajzën 15-vjeçe; prokuroria kërkon mbi 46 vite burg për të akuzuarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përdhunuan për disa muaj vajzën 15-vjeçe; prokuroria kërkon mbi 46 vite burg për të akuzuarit

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar 46.8 vite burg për 5 përsonat e vënë në akuzë për  përdhunimi e një 15-vjeçare në fshatin Tarazh të Mirditë.

 

Konkluzionet  përfundimtare dhene nga prokurori Ylli Pjeternikaj, i cili ka kërkuar dënimin me nga 15 vite burg për shtatasit Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi dhe Nikë  Lleshi si dhe 10 vite burg për shtetasin me iniciale A.GJ.Por duke qenë se ju  është pranuar gjykimi i shkurtuar atyre ju zbritet 1 /3 e dënimit.

 

Advertisement

Nga hetimet e  kryera organi i akuzes ka dalë në konkluzionin se 5 personat kanë konsumuar  element të vepres penale “Marrëdhenie seksuale me dhunë, me të mitur të moshës 14 -18-vjeç”.

 

Tashmë do të jetë pala mbrojtëse, të cilët do të paraqesin konkluzionet e tyre dhe më pas trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj do të  japë vendimin për 5 të pandehurit. Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë  Lleshi dhe shtetasi me iniciale A.Gj u arrestuan në muajin maj 2021 nga policia, pas denoncimit babait të një vajze 15-vjeçare i cili pretendonte se përmes shantazhit vajza e tij është përdhunuar me dhunë nga 5 personat.

 

Advertisement

Ndërkohë vetë përsonat e arrestuar dhe familjaret e tyre i kanë mohuar në vazhdimësi akuzat, duke akuzuar familjaret e vajzes për inskenim me qëllim përfitimi dhe prishje të reputacionit të tyre. Ngjarje e cila ndodhi në fshatin Tarazh të Mirditës tronditi mbarë opinionin publik dhe u shoqërua me protesta në disa qytete të Shqipërisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy