Përhapet virusi respirator/ Mjekët: Prek krysisht fëmijët. Nuk ka vend për panik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përhapet virusi respirator/ Mjekët: Prek krysisht fëmijët. Nuk ka vend për panik

Në vendin tonë po qarkullojnë disa viruse njëkohësisht duke përkeqësuar situatën epidemiologjike. Krahas gripit është kthyer në qarkullim edhe virusi i rrugëve të frymëmarrjes i njohur si RSV.

 

Karakteristik për moshat pediatrike, ky virus është vënë re dhe tek më të rriturit, por mjekët thonë se nuk ka vend për panik.

 

Advertisement

BEKTASH MANDRI 

 

MJEK PEDIATER

 

Advertisement

“Asnjë virus nuk kursen asnjë moshë. RSV është edhe tek fëmijë por edhe tek të rriturit. Por që të sëmuremi duhet të kemi një imunitet të ulët. RSV jep infeksione të rrugëve të sipërme dhe të poshtme respiratore.”

 

RSV-ja shfaq të njëjtat simptoma si gripi, temperaturë të lartë, kollë, dhimbje kraharori dhe në ditën e katert apo të pestë, situata agravohet, por vetëm analizat laboratorike bëjnë diferencën mes tyre.

 

Advertisement

BEKTASH MANDRI

 

MJEK PEDIATER

 

Advertisement

“RSV ka një tjetër karakteristik nga viruset e tjera të zakonshme. Nga dita e 4 deri në 6 fillon klinika e pacientit, me temperaturë, kollë të thatë, e cila nga dita e 6 dhe 7 fillon dhe bëhet ashpër e rënduar. Si periudhë rebalitimi shkon gati 2 javë. Ka raste që ky virus mund të kalojnë edhe pa u vënë re.”

 

Aktualisht në të gjithë vendin po mbizotëron qarkullimi i gripit dhe javët në vijim pritet të rritet ndjeshëm numri i popullatës së prekur pa dallim moshe. Ndaj mjekët bëjnë apel që qytetarët të bëjnë kujdes me grumbullimet në ambiente të mbyllura.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy