Përhapja e variantit Delta, nga 16 gushti rikthehen masat shtrënguese në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përhapja e variantit Delta, nga 16 gushti rikthehen masat shtrënguese në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar se në Maqedoninë e Veriut, numri i të hospitalizuarve me Covid-19, është rritur në 150, ku situatë më serioze paraqitet në Tetovë.

Ai ka deklaruar se nga pacientët e hospitalizuar, më pak se 10% janë plotësisht të vaksinuar, por janë në situatë të mirë shëndetësore.

Jemi në fillim të një vale të re, tha Filipçe, duke njoftuar për rritjen e presionit ndaj spitaleve, e veçanërisht në Tetovë, nga ku pacientët do të dërgohen në Shkup.

“Për momentin Tetova është qyteti më kritik, ku është numri më I lartë I pranimeve në repartin infektiv dhe në spitalin modular, dikund rreth 45 pacientë janë hospitalizuar në disa ditët e fundit…

Advertisement

Sot kemi bërë marrëveshje, sistem për pranim të pacientëve të cilët duhet të kurohen, nga spitali I Tetovës do të dërgohen këtu në Shkup, me çka do të hapet edhe kati I dytë I klinikës infektive dhe do të bëhet koordinim i kuadrit këtu në Shkup”.

Përveç në Tetovë, numri i infektimeve të reja është shumë i lartë edhe në Shkup dhe Gostivar, ndërsa nga dje edhe në disa qytete tjera të vendit, por megjithatë sipas Ministrit, në këto qytete nuk ka presione në spitale.

“Jemi në fillim të një vale të re dhe kjo po ndodh gjithandej rajonit. Këtë e dëshmojnë shifrat e infektimeve të reja që rriten tek ne dhe vendet fqinje. Kjo reflektohet edhe në spitalet.

Virusi përhapet tek të pavaksinuarit. Vaksinat janë efektive, diç më pak kundër variantit Delta. Kemi mjaft vaksina, rreth 400.000 doza të Sinovac, AstraZeneca dhe Pfizer dhe javëve në vazhdim do të arrijnë edhe sasi tjera”.

Advertisement

Që të parandalohet përhapja e sërishme e epidemisë së COVID-19, nga 16 Gushti, në Maqedoninë e Veriut hyjnë në fuqi masa të reja restriktive që i ka miratuar Qeveria në seancën e mbrëmshme.

Nga 16 gushti tërësisht ndalohet çdo lloj ngjarje dhe punë nëpër objekte hotelierike në ambiente të mbyllura. Nga 15 gushti hyn në fuqi, vërtetimi i detyrueshëm për vaksinim, më së paku I njërës dozë, gjatë hyrjes në ndonjë objekt apo ngjarje në ambient të hapur me mbi 30 të pranishëm.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy