Përjashtohet nga Policia Kryekomisar Stiljan Pasho, garantor i korrierit të drogës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përjashtohet nga Policia Kryekomisar Stiljan Pasho, garantor i korrierit të drogës

Kryekomisari, Stiljan Pasho është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit, pas hetimeve që zbuluan përfshirjen e tij në trafikun e lëndëve narkotike.

 

Informacioni për kryekomisarin ka qenë i administruar nga sektori i AMP Korçë, të cilët në bashkëpunim me prokurorinë, kanë patur në proçedim penal të ndjekur me metoda speciale, prej disa javësh. Kryekomisari ka shoqëruar shtetasin Lorenco Lika për të kaluar mjetin tip “Passat” nga pala shqiptare drejt kufirit grek, duke e kaluar edhe vetë kufirin. 

 

Advertisement

Dhe ka dalë nga mjeti, duke u kthyer mbrapsht. Në disa raste ky punonjës policie ka lëvizur edhe vjet në mjet me shtetasin e arrestuar, dhe një shtetas tjetër, fakt i provuar edhe nga sistemi Tims dhe kamerat e sigurisë.

 

Nga deklarimet e punonjësve të P.K.K Kapshticë kanë pranuar se kanë qenë të trysnuar nga kryekomisari për të mos kontrolluar mjetin, droga ndodhej në pjesën e bomblës së gazit në bagazh. Informacionet janë përcjellë tek homologët grekë të cilët bënë kapjen e drogës dhe arrestimin e dy të rinjve.

 

Advertisement

Pasho si garantor i korrierit të drogës

Kryekomisari Stilian Pasho u arrestua më 30 nentor 2023 me akuzën se ka ndihmuar kalimin në Greqi të një ngarkese me 26 kilogramë drogë.

 

AMP dyshoi se Kryekomisari ka shoqëruar Lorenco Likën për të kaluar mjetin tip “Volkswagen Passat” nga pjesa shqiptare e kufirit në drejtim të pjesës greke me qëllim që të mos kontrollohej nga efektivët e policisë.

Advertisement

 

Nga të dhënat policore është konstatuar se ai ka dalë nga makina edhe është kthyer mbrapsht në këmbë pasi u sigurua se kishte kaluar në territorin grek sasia e drogës.

 

Ka të dhëna se Pasho ka bërë të njëjtën gjë edhe më parë pikërisht me Lorenc Likën, fakte të provuara edhe nga sistemi TIMS dhe kamerat e sigurisë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy