Përmbytjet/ Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: Si është situata në gjithë vendin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Mbrojtjes ka informuar lidhur me situatën e përmbytjeve në vend për shkak të kushteve të motit.

Në një njoftim për mediat, sqarohet se në jug të vendit dhe në rajonin qendror situata është drejt normalizimit, ndërkohë që ka një përmirësim të dukshëm edhe në Lezhë.

Advertisement

Ndërkohë, qarku i Shkodrës është në monitorim të vazhdueshëm si nga strukturat vendore ashtu edhe nga ato qendrore.

“Forcat e Armatosura po mundësojnë lëvizjen e banorëve me mjete lundruese dhe mjete të larta. Gjithashtu FA po transporton pakot ushqimore nga Rezervat e Shtetit, drejt zonave të prekura. Të gjitha hidrovoret në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës funksionojnë me kapacitet të plotë.  Në Shkodër nuk ka asnjë familje të evakuuar, ndërkohë që janë përmbytur 4080 ha tokë.  Aksi rrugor rural Bogë-Qafë Thore është i bllokuar, i pakalueshëm, ka rreth 1m borë. Rruga e fshatit Dardhë, bashkia Fushë Arrëz është shembur rreth 60-70 metra (që më dt. 31.12.2020) duke e bërë rrugën të pakalueshme.”

Advertisement

Si pasojë e rrëshqitjeve të tokës, 3 banesa janë bërë të pabanueshme në bashkinë Pukë.

“Në qarkun Lezhë lumi Drin është ulur 70 cm nga kuota kritike, ndërkohë që janë evakuuar. 28 familje. 2850 ha tokë në këtë qark është nën ujë. Nga rrëshqitjet e tokës 6 banesa janë bërë të pabanueshme në Lezhë dhe 2 të tjera në Mirditë. Rruga Gallat-Minjollë në Milot dhe rruga pranë lumit Drojë janë të bllokuara.  600 pako ushqimore janë shpërndarë në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë. Në qarkun Durrës janë evakuuar 8 familje, ndërkohë që 20 banesa janë përmbytur dhe ka prezencë uji. Sipërfaqe nën unë janë 520 ha. 300 pako ushqimore janë shpërndarë në këtë qark në Durrës, Krujë dhe Shijak.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 Struga.info | Privacy policy