Përplasje me Berishën në Kuvend/ Rama paralajmëron një tjetër non-grata nga opozita: Tava pret të hyjë në furrë…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përplasje me Berishën në Kuvend/ Rama paralajmëron një tjetër non-grata nga opozita: Tava pret të hyjë në furrë…

Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë të gjitha akuzat që opozita ka ngritur prej javësh, për lidhjet e tij me ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal.Para deputetëve të parlamentit të Shqipërisë, gjatë mocionit me debat, Rama theksoi se procesi gjyqësor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk ka asnjë lidhje me qeverinë, që ai drejton.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Advertisement

“Aktakuza nuk thotë asgjë, zero, as për mua, as për qeverinë shqiptare apo për këdo tjetër që ka takuar personi në fjalë as për shtetin shqiptar.”

 

Por ndryshe nga kryeministri, kreu i PD Berisha deklaroi në parlament se shefi i qeverisë shqiptare është nën hetim, pasi gjykata amerikane ka urdhëruar hetimin e çdo komunikimi të ish-zyrtarit të larte të FBI.

 

Advertisement

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

“Hiq çdo iluzion, je nën hetim, ke kryer krim. Sa do të mbajë imuniteti diplomatik, por do bëjmë gjithçka që të ta ty heqim atë.”

 

Advertisement

Dy politikanët janë përplasur në çdo pikë të aktakuzës amerikane për Charles McGonigal.

 

Kryeministri ka lexuar secilën prej pikave të aktakuzës, për të treguar se nuk ka asnjë akuzë ndaj tij, por leximi që lideri i opozitës Berisha i ka bërë, është i ndryshëm.

 

Advertisement

Edi Rama

“”Defendant McGonigal urged the Prime Minister of Albania to be careful about aëarding oil field drilling licenses in Albania to Russian front companies”. Shumë e vërtetë dhe ky është fakt që ish-shefi i kundër inteligjencës në New York më ka thënë që të jemi të kujdesshëm lidhur me shoqëritë ruse që mund të përdorin dhe të tjerë për të hyrë në sektorin strategjik të naftës. Po ku është komprometimi apo krimi në këtë fakt?”

 

SALI BERISHA

Advertisement

“Ju jo vetëm që shtroheshit, po bënit dhe favore. Jepnit liçensat siç ju thoshte ai.”

 

Shefi i qeverisë Rama ka sqaruar edhe një prej pikave më të debatuar nga opozita, dokumentet që kanë dalë nga zyra e tij për nisjen e hetimit ndaj lobistit të Partisë Demokratike dhe çështjes së financimeve ruse.

 

Advertisement

EDI RAMA

unë apo zyra ime, dëgjojeni mirë këtë se është shumë e rëndësishme, duhet ta dëgjojnë të gjithë shqiptarët edhe demokratët, nuk kishim asgjë tjetër lidhur me këtë përveç informacioneve të dala në media se po t’i kishim, si do i mbanim të fshehura? Për çfarë, për të mbrojtur Lulin? “

 

SALI BERISHA

Advertisement

“Është e pashembullt që një kryeministër të vërë në dispozicion të tij, të gjithë shtetin, për të bërë luftën më monstruoze, më të turpshme kundër pluralizmit dhe opozitës.”

 

Përplasja mes dy politikanëve zgjati rreth dy orë dhe në fund kryeministri Edi Rama paralajmëroi se një tjetër politikan në radhët e opozitës, do të shpallet “non grata” nga Shtetet e Bashkuara.

 

Advertisement

EDI RAMA

“suksese në jetë dhe deri atëherë, kujdes se byrektorja vazhdon punën, gjiza ka arritur dhe okllai po shtron brumin tjetër për tavën që pret të hyjë në furrën e rindezur.Personi në fjalë do ta shihni vetë.”

 

Për çështjen McGonigal, sot në parlament do të flasin 100 deputetë, dhe bie në sy se Lulzim Basha, i cili pas publikimit të aktakuzës në Uashington deklaroi se e drejta fiton gjithnjë, ka vendosur të bojkotojë sot kuvendin.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy