Përsëri zgjedhje të parakohshme? Mbahet sot seanca për zgjedhjen e presidentit në Kosovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përsëri zgjedhje të parakohshme? Mbahet sot seanca për zgjedhjen e presidentit në Kosovë

Kosova pritet që sot në orën 17:00 të mbajë seancën e radhës për zgjedhjen e presidentit.

Kuvendi i Kosovës ka dështuar dy herë deri më tani për të zgjedhur presidentin. Kandidatët për president janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.

Kuvendi i Kosovës u mblodh të shtunën për të votuar presidentin, por asnjëri prej kandidatëve nuk arriti kuorumin e nevojshëm.

Edhe pse Lidhja Demokratike e Kosovës kishte premtuar se do të votonte Vjosa Osmanit, deputetët Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj, nuk morën pjesë në votim.

Advertisement

79 deputetë votuan të shtunën për presidentin e ri të Kosovës, në të dyja herët e raundit të parë. Kuorumi i nevojshëm është 80 nga 120.

Deputetët e PDK-së u larguan nga salla, duke e quajtur Osmanin kandidaturën e Albin Kurtit, për të kapur institucionet e pavarura.

Nëse zgjedhja e presidentit dështon sërish, Kosova do duhet të shkojë përsëri në zgjedhje të parakohshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy