Përshtati lokalin për përdorim droge/ Arrestohet 22 vjeçari në Korçë, procedohet në gjendje të lirë pronari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përshtati lokalin për përdorim droge/ Arrestohet 22 vjeçari në Korçë, procedohet në gjendje të lirë pronari

Policia e Korçës ka arrestuar një 22 vjeçar, i cili u kap me 4 doza kokainë me vete, si dhe akuzohet se përshtati lokalin për përdorim droge.

 

Blutë, bëjnë me dije se kanë proceduar gjithashtu në gjendje të lirë edhe dy persona të tjerë, përkatësisht, pronarin e lokalit, i cili e kishte lokalin të paregjistruar në Tatime, dhe një person tjetër, i cili u kap me 2 doza kokainë.

 

Advertisement

 

Ndaj tyre, rëndojnë disa vepra penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”; “Fshehja e të ardhurave”; “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”.

 

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. P., 22 vjeç, banues në fshatin Turan, Korçë dhe u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit I. Z., 36 vjeç, banues në Dërsnik, Korçë dhe S. P., 37 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”; “Fshehja e të ardhurave”; “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”.

Advertisement

 

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit S. P., në lagjen nr. 17, Korçë, të cilin e kishte të paregjistruar në organet tatimore, ku ushtronte aktivitetin pa licencën përkatëse dhe e kishte përshtatur ambientin për përdorim droge, shtetasit I. P., iu gjetën 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, ndërsa shtetasit I. Z., 2 doza të dyshuara kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy