Përurohet spitali i ri Infektiv/ Rama: Rritje pagash 100% për mjekët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përurohet spitali i ri Infektiv/ Rama: Rritje pagash 100% për mjekët

Qeveria Rama synon që brenda këtij mandati ta çojë në 100% rritjen e pagave për mjeket. Lajmin e bëri të ditur kryeministri gjatë përurimit të spitalit të ri Infektiv ne qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTRI I SHQIPERISË

Advertisement

 

Ambicia jonë është që brenda këtij mandati ta çojmë në 100% rritjen e pagës në raport me pikënisjen. Me buxhetin e ri shkojmë në 70%, me ndihmën e Zotit që mos të na sjellë ndonjë tjetër katastrofë që të na detyrojë përsëri që të spostojmë fonde të dedikuara për qëllime të caktuara. Jam i bindur që do të arrijmë ta çojmë në 100% rritjen e pagës për të gjithë ju dhe për të gjithë ata që nuk janë këtu, por që shërbejnë në këtë kompleks.

 

Sipas Ramës, autonomia spitalore do të bëjë që bluzat e bardha të përfitojnë paga më të larta sipas performancës së tyre.

Advertisement

 

EDI RAMA

KRYEMINISTRI I SHQIPERISË

Na duhet të ecim tani me autonominë spitalore. Modeli i parë i cili do t’i hapë rrugën shtrirjes së autonomisë për të bërë të mundur rritjen e mëtejshme të pagave të mjekëve sipas performancës, në mënyrë që kush punon më shumë dhe kush ofron më shumë në dispozicion të shërbimit kombëtar shëndetësor të fitojë edhe më shumë sesa paga tavan. Kjo është ambicia për periudhën në vijim.

Advertisement

 

Kreu i qeverisë bëri me dije se investimet në shëndetësi do të vijojnë edhe në qytetet e tjera.

 

Kështu që do bëjmë dhe një ndërhyrje plotësuese aty përveç atyre ndërhyrjeve që numëroi ministrja, që nuk po i përsëris, me Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme që do të  përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm, me Psikiatrinë e re dhe me Spitalin Pediatrik apo Kardio-Kirurgjinë. Të gjitha këto janë tanimë në kantier, qoftë në përfundim të projekteve me financim të garantuar, qoftë dhe në përfundim të vetë punës.

Advertisement

 

Spitali i ri infektiv do të shërbejë si një qendër reference kombëtare për sëmundjet infektive, me kushtet dhe standardet më të larta ndërkombëtare.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy