Plagosi me thikë kosovarin në Shëngjin/ Arrestohet 66-vjeçari (EMRI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Plagosi me thikë kosovarin në Shëngjin/ Arrestohet 66-vjeçari (EMRI)

Policia ka arrestuar 66-vjeçarin Hazir Berisha,  i cili plagosi mbrëmjen e sotme në Shëngjin 59-vjeçarin me iniciale S.B.

 

Ky i fundit ndodhet në spital,  në gjendje të rëndë për jetën.

 

Advertisement

Policia thotë se autori dhe i plagosuri,  të dy nga Kosova,  janë konfliktuar për motive të dobëta.

 

Shëngjin/Plagosi me thikë një 59-vjeçar pas një konfliki të çastit, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë,identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

 

Advertisement

Rreth orës 21:00, në Shëngjin, pas një konflikti të çastit, shtetasi kosovar H. B. 66 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin S. B. 59 vjeç, banues po në Kosovë.

 

I dëmtuari është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, për tju nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

 

Advertisement

Falë veprimeve të shpejta hetimore operacionale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 66-vjeçarit, si autor i dyshuar si dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i armës së ftohtë ( thikës) e dyshuar e përdorur nga autori.

 

Vijojnë veprimet hetimore nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy