Plas arma dhe grushti në Krujë mes dy familjeve/ Plagosen vëllezërit, ja detajet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Plas arma dhe grushti në Krujë mes dy familjeve/ Plagosen vëllezërit, ja detajet

Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur pas një konflikti të ashpër me persona të tjerë.

 

Sipas policisë, në një dyqan lulesh në pronësi të shtetasve D. Gj., dhe K. Gj., (vëllezër), ka ndodhur një konflikt me sende të forta mes këtyre shtetasve dhe shtetasve R. Rr., B. Rr., B. Rr., dhe A. Rr., (vëllezër).

 

Advertisement

Gjatë konfliktit është qëlluar edhe me armë zjarri në ajër.

 

Policia po vijon punën për kapjen e 4 vëllezërve që rezultojnë të jenë autorë të kësaj ngjarje.

 

Advertisement

Krujë/Informacion paraprak

 

Më datë 19.06.2023, rreth orës 19:55, në një dyqan lulesh në pronësi të shtetasve D. Gj., dhe K. Gj., (vëllezër), ka ndodhur një konflikt me sende të forta mes këtyre shtetasve dhe shtetasve R. Rr., B. Rr., B. Rr., dhe A. Rr., (vëllezër), të cilët gjatë konfliktit dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri, e më pas janë larguar.

 

Advertisement

Si pasojë (nga përdorimi i sendeve të forta) janë dëmtuar shtetasit D. Gj.,  dhe K. Gj.

 

Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar.

 

Advertisement

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy