“Play” emisioni i vetëm që flet gjuhën e fëmijëve në “Tring”, detajet nga prapaskena

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Play” emisioni i vetëm që flet gjuhën e fëmijëve në “Tring”, detajet nga prapaskena

Emisioni “Play”, prodhim i platformës Tring synon të përfshijë grupmoshat nga 7-10 vjeç dhe ka si qëllim argëtimin por edhe edukimin e fëmijëve nëpërmjet lojërave.

Më 19 prill, “Play” nisi sezonin e tij të nëntë.

Autorja e emisionit, Zhaklin Lekatari, aktori dhe prezantuesi i “Play”, Ermir Hoxhaj dhe regjisorja Labeata Limani, ishin pjesë e “Vizionit të Pasdites”, të moderuar nga Brikena Prifti, për të folur rreth asaj çka ofron ky emision.

Zhaklin Lekatari: Kur ti investon te fëmijët në hapësirën televizive, krijon kujtime. Kur ata të rriten bartin kujtime të cilat i përcjellin te fëmijët e tyre. Patjetër që do doja të kishte më shumë hapësira të dedikuara për fëmijë, por tregu ndryshon dhe për shkak të rrjeteve sociale, internetit dhe mundësive që interneti të ofron.  Nuk është e vështirë që ata të përfshihen në lojëra, të argëtohen. “Play” i dedikohet fëmiijëve të moshave 7-10 vjeç.

Advertisement

Ermir Hoxhaj: Ne përpiqemi që ta bëjmë programin sa argëtues, aq edhe edukativ dhe mendoj se ky është çelësi i suksesit.

Zhaklin Lekatari: Është një Game Show, që zhvillohet me dy skuadra, përfaqësues të shkollave 9-vjeçare të Shqipërisë. Skuadrat përballen me njëra-tjetrën derisa shkojnë në finale. Lojërat janë lojëra shpejtësie, inteligjence…mundohemi të kemi një balancë edhe në përzgjedhjen e lojërave.

Labeata Limani: Kemi futur edhe lojëra të fëmijërisë tonë.

Ermir Hoxhaj: Ne kemi shumë lojëra, që perveçse fizike, janë të ndërthurura me procesin e të menduarit.

Advertisement

Zhaklin Lekatari: Me porcesin e të menduarit dhe të menduarit në mënyrë kritike. Mundohemi që këtë procesin e të menduarit kritikisht ata ta zhvillojnë aty, ndonëse me lojëra. I gjithë programi i dedikohet vetëm fëmijëve, mundohemi që të gjitha tematikat të jenë fëminore, që fëmijët të mos preken nga bota adulte.

Ermir Hoxhaj: Ka raste kur unë duke parë diçka mund të shpik një lojë. Vras mendjen si mund ta fus këtë në “Play”. Është shumë i bukur procesi i mendimit.

Zhaklin Lekatari: Ne kemi një grup dhe nëse ndonjëri nga ne inspirohet, e shkruajmë në “WhatsApp”. Pastaj vjen prova, nëse është e mundur të realizohet. Pasi provohet loja, e testojmë lojën, e integrojmë në një nga episodet dhe shohim nëse do ta pëlqejnë fëmijët apo jo.

Ermir Hoxhaj: Vijnë fëmijë nga mbarë Shqiptaria, nga Ksoova, Maqedonia e Veriut, nga rrethet kanë ardhur.

Advertisement

Zhaklin Lekatari: Tring boton lajmërimin kur jemi duke bërë audicione, ne lidhemi me shkollat 9-vjeçare dhe janë mësuesit që krijojnë grupet.

Ermir Hoxhaj: Fëmijët i shohim më shumë të përfshirë në lojërat fizike. Por unë jam fans i lojërave të ndërthurura, ku përfshihet edhe mendimi. 9 sezone, janë shumë. Në këto 9 sezone, emisioni është shumë i vjetër, kemi ndërruar gjenerata. /vizionplus.tv

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy