“Po iki pas tradhtisë dhe dhunës”, Fatbardha betohej për dashurinë ndaj Ilirit: Valle dhe lule ndaj njeri-tjetrit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Po iki pas tradhtisë dhe dhunës”, Fatbardha betohej për dashurinë ndaj Ilirit: Valle dhe lule ndaj njeri-tjetrit

Duket të ketë qenë një marrëdhënie e vështirë, me ulje dhe ngritje të forta ajo e çiftit shqiptar Fatbardha dhe Ilir Pali, e cila përfundoi me vetëvrasjen e bashkëshortes pas akuzave të forta ndaj burrit për tradhti dhe dhunë.Ndryshe nga sa shprehej dje në letrën publike para vetëvrasjes, në rrjetet sociale çifti dukej i lumtur dhe Fatbardha betohej për dashurinë ndaj Ilirit duke thënë se “Jap jetën për ty”.

Ndërkohë, tre ditë më parë ajo kishte shperndarë një video në TikTok duke vendosur zemra mbi foton e bashkëshortit.

Në të njëjtin profil në TikTok duket edhe momenti kur Fatbardha kërcen e lumtur me bashkëshortin një ditë pas Vitit të Ri 2024.

Advertisement

Thuajse në të gjitha postimet në këtë profil, Fatbardha deklaron dashurinë ndaj Ilirit, ndërsa duket e çuditshme se si ka arritur raportin deri në akuza të forta për tradhti të bashkëshortit me kunatën dhe kushërirën e saj.

Seks si me dashnoren

Në një letër publike drejtuar djalit të saj, Fatbardha shkruan se Iliri e ka tradhtuar vazhdimisht, ndërsa e fyen me fjalë të rënda. Ajo thotë se burri i kishte thënë që dy gratë e tjera, Mira dhe Lona, janë më të mira se Fatbardha një marrëdhënie seksuale.

Advertisement

“Klodi vëlla, ma bëj hallall, e vërtetë për sherrin që kemi bërë bashkë, më fal, më fal.

Maskarain e kam patur në shtëpi, e vërtetë që ka shkruajtur me gruan tënde, maskarai, k*rvari k*rvar do vdesi.

Nuk e dija se kisha k*rvarin në shtëpi. Ma bëni hallall vëllezër, motra, ky është Ilir Pali, pikën e hajrit mos e bëftë, ardhtë sa më shpejt te unë Kadri, Pali mori 3 gra po nuk ishin të zonjat t’ia merrnin hakun, kështu e duan këta lloj njerëzish.

 Kadri Pali çdo 2 shkurt paç arkivol në shtëpi, haram e paçi hyzmetin tim. Palit hiqi vizën bir, ta mbaj Lona me Mirën dhe shoqet e Lonës dhe Kadriu, pikë hajri mos bëfshin o zot.

Advertisement

Në shtëpi në Durrës mos e prano, amanet i patretur bir e mora Ilirin telefon në mëngjes i thash Xhulio nuk ka punë, bëni ça të doni më tha, nuk më intereson. Ai nuk është burrë është mostër, është k*urvar shqeto.

Po jo te unë se unë ja ha lalën, boll durova shumë vite, vish fustanin Ilir Pali ose hap arkivolin tim hajde me mua. S’ke pse rron më, kjo ishte burrnia jote, veç burrë nuk ke qenë.  

Xhulio bëhu burrë bir. Të do mami shumë. Iliri më tha hajde bëjmë se*ks sikur je dashnore, i thash kush Mira apo i thash a u kënaqe.

Jo më tha se*s që bën Lona dhe Mira ti se ke bërë kurrë në jetën tënde, se bën kurrë. Ok i thash merr ato. Xhulio bir, plaga e kurrizit u mbyll, mos ki merak, po e zemrës jo, plagë jam”, shkruan Fatbardha. /vizionplus.tv

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy