Policia e Shtetit njofton planin e masave për zgjedhjet vendore: Në dispozicion mbi 7500 punonjës policie

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Policia e Shtetit njofton planin e masave për zgjedhjet vendore: Në dispozicion mbi 7500 punonjës policie

Policia e Shtetit ka njoftuar masat e ndërmarra për mbarëvajtjen e zgjedhjeve vendore të 14 majit.

 

Përmes një deklarate për mediat, Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Rebani Jaupi, bëri me dije se numri i punonjësve të policisë që do të jenë në dizpocion është 7530, të cilët do të sigurojnë ruajten e rendit gjatë zgjedhjeve vendore.

 

Advertisement

Ndërkohë 5511 është numri i punonjësve të policisë që do të angazhohen në ruajtjen e kutive të votimit.

 

Ndërkohe, 57 objekte të sigurisë së lartë do të ruhen me 192 komando, ndërsa 305 automjete civile do të përdoren në funksion të përmbushjes së detyrimit të Policisë së Shtetit.

 

Advertisement

Gjithashtu, policia në bashkëpunim me të tjera institucione po kryen hetime proaktive lidhur me denoncimet e bëra për krime zgjedhore.

 

Sipas njoftimit, punonjësit që do të jenë në gatishmëri janë trajnuar për të zbatuar me përgjegjësi planin e masave të ndërmarra.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy