Pas afro 20 vitesh, lirohen hapësirat publike që ishin zënë nga lokalet në Durrës.
Aksioni i drejtuar nga inspektorati i mbrojtjes së territorit dhe policia Bashkiake nisi në lagjen 17.
Kreu i policisë bashkiake Vasip Çopa tha se shtesat janë ndërtuar ndër vite pa leje nga ana e pronarëve të bizneseve, të cilët kishin zaptuar lulishten e qytetit.
VASIP ÇOPA
DREJTOR I POLICISE BASHKIAKE DURRES
AdvertisementJanë të gjitha pa leje. U lajmëruan subjektet. Do vijojmë aksionin në zona të tjera. Ishte e nevojshme ndërhyrja për tua kthyer qytetarëve.
Aksioni i ndërmarrë nga autoritetet bashkiake u përshëndet dhe nga qytetarët.
Qytetaret
1-Janë të gjitha pa leje. U lajmëruan subjektet. Do vijojmë aksionin në zona të tjera. Ishte e nevojshme ndërhyrja për tua kthyer qytetarëve.
Advertisement2-Po shumë mire. Ishte e nevojshme dhe pse i vonuar.
3-Drejtësia është një për të gjithë.
Pas lagjes 17 autoritetet do të ndalen edhe pranë zonës së mauzoleumit të dëshmorëve, e cila, së bashku me atë në lagjen 17, përbëjnë dy zonat me hapësirat me sipërfaqe më të madhe publike në Durrës.