
Acari vijon të mbajë të mbërthyer qarkun e Dibrës. Temperaturat gjatë natës zbritën deri në -17 gradë celsius.
“DRITAN KURTI – GAZETAR
Problematike situata vijon ne zonat e thella malore, ku ngricat kane mberthyer gjithçka. Edhe pse rruget e njesive administrative jane te hapura, kalimi ne to behet vetem me zinxhire.”
Advertisement
Fshatrat e Krastës, Ostrenit e Trebishtit si dhe Tërnova e Madhe në Bulqizë janë pa komunikim për shkak të trashësisë së madhe të borës. Edhe në Bashkinë e Dibrës, fshatrat e Lurës, Kalasë së Dodës, Selishtës janë të bllokuar. Ndërkohë lëvizja e mjeteve në rrugë bëhet me vështirësi për shkak të akullit.
“Gjendja e rruges eshte me akull pjese pjese. E kane pastru pjeserisht, por akulli eshte prezent.”
Advertisement
Probleme ka edhe me furnizimin me ujë të pijshëm. Për shkak të ngrirjes së tubacioneve qindra banorë në qytetin e Peshkopisë por edhe të Bulqizës vuajnë mungesën e ujit në këto ditë të ftohta. Ndërkohë nuk raportohet për probleme me energjinë elektrike.
“TONIN FRROKU – GAZETAR
AdvertisementTemperatura shume te uleta ne juglindje te vendit. Ne kete moment, temperatur eshte minus 8 grade. Nderkohe qe ne oren 4:00 te mengjesit te sotem temperaturat kane shkuar ne minus 15 grade ne zonat malore.”
I ftohti duket se veç ngricave ka sjellë edhe vështirësi për banorët e Korçës që të përballojnë shpenzimet e ngrohjes me dru zjarri. Por ka edhe nga ata që i kanë marrë masat me kohë për këto ditë të ftohta.
Situata më e vështirë është në zonat malorë të qarkut të Korçës. Kryesisht në fshatrat e thellë të njësive administrative Lekas, Proptisht, Dardhas, Velçan e Trebinjë. Komunikimi i fshatrave me qendrat e njësive është mjaft i vështirë për shkak të borës dhe prezencës së akullit në rrugë.