Pronari gjen të pajetë qeramarrësin në Shkodër/ Viktima nga Korea e Jugut, trupi i ishte dekompozuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pronari gjen të pajetë qeramarrësin në Shkodër/ Viktima nga Korea e Jugut, trupi i ishte dekompozuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër.

 

Policia njofton se D. K., 39 vjeç lindur në Korenë e Jugut dhe banues në Shkodër që nga muaji shkurt i vitit 2022, është gjetur i pajetë në banesën që kishte marrë me qera.

 

Advertisement

Viktima është gjetur nga vetë pronari i banesës, i cili pasi ka konstatuar trupin e dekompozuar ka lajmëruar menjëherë policinë.

 

Policia thotë se i riu nga Koreja e Jugut dyshohet të ketë vdekur nga mbidoza, pasi gjatë kontrollit në banesë janë gjetur disa doza lëndë narkotike. Ndërsa në trupin e viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

 

Advertisement

Shkodër/Informacion paraprak

 

Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka marrë njoftim nga shtetasi A. V., 38 vjeç, se në banesën që kishte lënë me qira, në lagjen “Naim Gjylbegu”, kishte gjetur të dekompozuar trupin e shtetasit D. K., 39 vjeç (qiramarrësi), lindur në Korenë e Jugut dhe banues në Shkodër (që nga muaji shkurt i vitit 2022).

 

Advertisement

Sipas deklarimeve të 38-vjeçarit, ai kishte shkuar në këtë banesë, pasi prej muajsh nuk kishte përgjigje nga qiramarrësi i saj, shtetasi D. K., dhe kur ka konstatuar trupin e dekompozuar të këtij shtetasi, ka njoftuar menjëherë Policinë.

 

Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa nga kontrollet e imtësishme në këtë banesë, janë gjetur disa doza të dyshuara të lëndëve narkotike. Paraprakisht dyshohet se shtetasi D. K. e ka humbur jetën nga mbidoza e lëndëve narkotike.

 

Advertisement

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy