Protesta e demokratëve, Gashi: Manifestim për të treguar që po bashkohen, Blinken “shuplakë” gjithë opozitës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protesta e demokratëve, Gashi: Manifestim për të treguar që po bashkohen, Blinken “shuplakë” gjithë opozitës

Ditën e djeshme për rreth 3 orë opozita protestoi para kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Për herë të parë, mungoi Berisha i cili iu bashkua protestës virtualisht.

Analisti Shpend Gashi, i ftuar në studion e “7pa5” të moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova mendon se çdolloj forme proteste është pozitive në demokraci. Megjithatë, sipas analistit, kjo nuk duhet të ishte protestë e opozitës, por protestë e opozitarizmit.

Gashi: U trumpetua shumë fakti që u bashkua opozita. U bashkua fraksioni, jo opozita. Objektivi real i opozitës është të ulë hovin e Ramës. Bashkë me aleatët ai mund të shkojë 81 mandate. Pra a është kjo lloj opozite alternativë nesër? Nuk bëhet më fjalë kush është lideri i opozitës. Por a do sjellë kjo alternativën? Alternativë me të njëjtat figura? Opozitarizmi do patjetër që Rama të ikë nga pushteti. Është bërë një luftë karrigesh. Ata kanë qëllim të maksimizojnë votat e tyre. Do të garantojë karrigen sepse ajo karrige i garanton 4 vjet pushet. Opozitarët janë të lodhur. Njerëzit janë të lodhur.

Advertisement

Sipas analistit, Shqipëria ka pasur të njëjtat figura të rëndësishme politike për 30 vite. Ai mendon se një burrë shteti duhet të dijë se kur e ka fundin politik.

Gashi: Inteligjenca e një burri shteti është të dijë kur e ka fundin. Këtu 5 figura kemi në 30 vjet. Perfektja nuk ekziston. Por duhet zgjedhur e keqja më e vogël. Në demokraci nuk mund të kërkosh më të mirë, por mesoren e artë. Këtu ka humbur balancimi. Duke goditur opozitën ti lë në hije qeverinë, një qeveri me skandale. Protesta e djeshme ishte manifestim për t’i treguar njerëzve që ne po bashkohemi. Nuk ka platformë. Çfarë u premtua? Nuk duhet premtim ne do rrëzojmë Ramën. Duhet një platformë. Nuk duan shqiptarët të vijnë te ti, duhet  ti të shkosh te shqiptarët, t’i trokasësh te dera. PD akoma po trumbeton se në qershor bëhemi gati për bashkim.

Ndërsa vizitën e Sekretarit Amerikan të Shetit, Antony Blinken në Tiranë e shikon si një mesazh ndaj gjithë opozitës.

Gashi: Blinken erdhi dhe takoi vetëm Ramën e Dumanin. I tha opozitës që juve nuk ju njoh fare. Kjo ishte shuplakë për Berishën, Bashën. Për amerikanët Basha përfaqëson opozitën sepse ai ka vulën. Por amerikanët nuk duan të bëjnë gabimin që bëjnë shqiptarët. Ata thotë “derisa ta ndajnë këta, ne s’po takojmë asnjërin”./vizionplus.tv 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy