Protestë për grurin e qumështin, fermerët në Devoll: Po na shkatërron importi, qeveria të reagojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protestë për grurin e qumështin, fermerët në Devoll: Po na shkatërron importi, qeveria të reagojë

Mosshitja e grurit si dhe ulja e çmimit të qumështit nga grumbulluesit i ka detyruar fermerët e bashkisë së Devollit të protestojnë këtë të shtunë në hyrjen e qytetit të Bilishtit.

Sipas tyre, importi është armiku kryesor që gruri nuk shitet dhe qumështi po shitet më lirë.

Protestuesit kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave në rast se ministria e linjës dhe qeveria nuk mbrojnë interesat e fermerëve vendas, madje shkojnë e më tej kur thonë se protestën e tyre do e zhvendosin në kryeqytet.

Nëse një vit më parë një kilogram grurë shitej deri 55 lekë, këtë vit thuajse askush nuk është i interesuar për grurin e juglindjes së vendit.

Advertisement

Nga ana tjetër, pak muaj më parë një litër qumësht është grumbulluar me 75 lekë e sot ai blihet nga shumica me vetëm 50 lekë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy