PS, betejë frontale për Shkodrën/ Gjiknuri: Shanset janë të mëdha, rikonfirmohemi në bashkitë e mëdha

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PS, betejë frontale për Shkodrën/ Gjiknuri: Shanset janë të mëdha, rikonfirmohemi në bashkitë e mëdha

EDI RAMA

KRYETAR I PS – 4 MARS 2022

I them demokratëve të paktën për 300 ditë provojeni  një herë një socialist.

 

Advertisement

Thuajse një vit pasi Shkodra i tha jo lutjes së Edi Ramës me gjithë votën e përçarë të Partisë Demokratike, Partia Socialiste beson se janë rritur shanset për të kthyer timonin e drejtimit politik të bashkisë më të madhe në veri të vendit.

 

Me Benet Becin kandidat, me mbështetjen politike që gëzon Agron Çela, deputeti më i ri socialist pasi tradhtoi Partinë e Lirisë dhe aleatin në heshtje, Tom Doshin e social-demokratëve, në favorin e saj është ndarja e Partisë Demokratike.

 

Advertisement

DAMIAN GJIKNURI

SEKRETAR I PERGJITHSHEM I PS

 

Shance që vështirë se kanë qenë ndonjëherë, aq më tepër për bashkimin e shumë faktorëve rreth PS në Shkodër, si edhe fakti i një përçarje të mundshme që mund të ketë opozita në garën e bashkisë Shkodër.

Advertisement

 

Forcat nuk janë mbledhur vetëm për Shkodrën. Durrësi, Elbasani dhe Tirana janë tre bashki ku opozita kërkon fitoren.

 

Socialistët,  thonë se do t’u mbeten atyre dhe se deri më tani është vendosur që në garë do të hyjnë me të njëjtë kryebashkiakë në detyrë.

Advertisement

 

DAMIAN GJIKNURI

SEKRETAR I PERGJITHSHEM I PS

Bashkitë që ndryshojnë duart, sidomos me këtë lloj opozite, përgjithësisht bunkerizohen, kthehen në ishuj të rezistencës politike në ato që ëuhen përmbysje e madhe, revolucion, e etj dhe nuk e kane ndërmend zhvillimin e bashkive. Nuk është problemi i famës së një individi apo zotësisë për të folur në publik. Problemi është se çfarë përfaqëson, çfarë ke bërë, çfarë do të bësh dhe e bën dot vetëm. Nuk e bën dot vetëm.  Asnjë bashki në Shqipëri nuk është në gjendje të ndryshojë gjithë zhvillimin e saj urban dhe ekonomik vetëm më burimet e bashkisë. Do një ndërthurje të mirë të projekteve të qeverisë, mbështetje së qeverisë dhe nismes së kryetarit. Shembulli i Shkodrës është shembulli më i qartë, kur bashkitë kthehen në kështjella politike, bunker politik për interesa të një grupimi të caktuar, ndërpritet zhvillimi dhe nis konflikti politik.

Advertisement

 

Në intervistën për Vizion Plus, numri dy i socialistëve Damian Gjiknuri përjashton koalicionin me PDIU-n e Shpëtim Idrizit, por jo bashkëpunimin e kandidatëve për kryebashkiakë me të.

 

DAMIAN GJIKNURI

Advertisement

SEKRETAR I PERGJITHSHEM I PS

Deri tani nuk kemi negociata më asnjë parti, pra nuk do ta zgjedhim këtë formë, por nga pikëpamja e harmonizimit të interesit lokal, një një gare elektorale këto mund të ndodhin në nivele lokale.

 

Për të shmangur pakënaqësitë dhe rrjedhjen e votave, 61 kandidatët për kryebashkiakë do të mbeten të pazyrtarizuar deri në javën e fundit të marsit, kur emrat e tyre të dorëzohen në KQZ. Ndryshe nga Shkodra, që kandidati u gjet në radhën e deputetëve, për bashkitë e tjera deri më tani nuk do të ndiqet e njëjta strategji.Më të mundshmit mund të jenë zëvendësministrat.

Advertisement

 

DAMIAN GJIKNURI

SEKRETAR I PERGJITHSHEM I PS

Fokusi i PS për gjetjen e kandidatëve do të jetë jashtë grupit parlamentar. Një pjesë e zv-ministrave janë pjesë e strkturave të PS, njerëz të lidhur me terrënin, dhe mund të jetë edhe ndonjë i tillë. Nuk mund të them se tanimë kemi një zv-ministër por nuk do të ishte çudi që edhe mund të kishte të tillë./ Vizion Plus

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy