PS fitoi Klosin/ Balluku: Synojmë shumicën edhe në Këshillin Bashkiak

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PS fitoi Klosin/ Balluku: Synojmë shumicën edhe në Këshillin Bashkiak

Zëvëndëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka dalë një një deklaratë për mediat ku ka theksuat fitoren që PS ka arritur në bashkinë e Klosit.

 

Balluku u shpreh se kandidatja e PS-së për Klosin dhe e përzgjedhura si kryebashkiake e ardhshme e bashkisë do të sjellë ndyshime të mëdha në këtë bashki.

 

Advertisement

Ndër të tjera Balluku u shpreh se ajo synon që PS të fitojë shumicën edhe Këshillin Bashkiak.

 

“Isha e bindur që Valbona Kola ishte e duhura. Kemi zhvulluar një fushatë ku kemi mbjellë pemë, kemi qarë hallet e kemi kuptuar se çfarë duan njerëzit duke mos i ndarë në socialistë dhe demokratë. Në Klos më mirë se kudo kam ndjerë nevojën e njerëzve për ndryshim. Dhe ne më të vërtetë u shpërblyem. Valbona korri një rezultat të jashtëzakonshëm me diferencë 1000 vota. Ajo korri atë çfarë mbolli.  Falenderoj të gjithë vajzat burrat gratë që na mbështetën. Valbona ka pasur problem mikrofonin më parë por tani e kuptoj që  paska pasur hallin e rezultatit se sot ligjëroi si bilbil dhe nuk pati asnjë emocion. Ajo është gati për të marrë udhëheqjen e Klosit. Synojmë shumicën në Keshillin Bashkiak”, deklaroi ajo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy