PS mbledh Komisionin e Ekonomisë online/ Ironizojnë demokratët: Mazhoranca shpall gjendje lufte

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PS mbledh Komisionin e Ekonomisë online/ Ironizojnë demokratët: Mazhoranca shpall gjendje lufte

Deputetët demokratë kanë ironizuar vendimin e socialistëve për të zhvilluar mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë virtualisht. Sipas tyre ky vendim duhet të merret vend në raste kur vendi shpall gjendjen e jashtëzakonshme, gjë e cila lidhet me cënimin e sigurisë kombëtare në raste lufte.

 

Demokratët bllokuan edhe këtë të mërkurë punimet e komisioneve parlamentare, në shenjë proteste për përjashtimin e disa prej tyre, pas situatës së krijuar gjatë seancës plenare të së hënës.

 

Advertisement

Për të evituar bllokimin e punimeve, deputetët socialistë morën vendimin për të zhvilluar mbledhjen online.

 

“Nuk dihet nëse PS ka shpallur gjendjen e luftës apo të jashtëzakonshme, por kjo procedurë e mbledhjeve online lejohet vetëm në ato raste”, thuhet në reagimin e opozitës.

 

Advertisement

 

Komisioni i Etikës vendosi të martën përjashtimin me 10 ditë të pesë deputetëve të opozitës, pas tensioneve të shkaktuara në seancën plenare të së hënës. Bledion Nallbati, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Albana Vokshi u përjashtuan për 10 ditë nga Kuvendi. Ndërkohë deputeti Saimir Korreshi u përjashtua me tri ditë, teksa Lefter Gështenja u vendos të mos përjashtohet.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy