minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Ra në kontakt me energjinë teksa rregullonte çatinë, humb jetën 46-vjeçari në Maliq, shoqërohet në polici pronari i magazinës - Struga.info


Ra në kontakt me energjinë teksa rregullonte çatinë, humb jetën 46-vjeçari në Maliq, shoqërohet në polici pronari i magazinës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ra në kontakt me energjinë teksa rregullonte çatinë, humb jetën 46-vjeçari në Maliq, shoqërohet në polici pronari i magazinës

Një 46-vjeçar ka gjetur vdekjen pasditen e sotme duke punuar në një magazinë private në qytetin e Maliqit.

Leonard Ymeri nga fshati Goskovë i Korçës ka qenë duke punuar për riparimin e kësaj çatisë së magazinës kur papritur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, kontakt që ka sjellë një gjendje të rëndë të 46-vjecarit. Me gjithë ndërhyrjen e menjëhershme te personelit të spitalit të Korçës, ai ka gjetur vdekjen sapo ka mbërritur në spital.

Policia ka shoqëruar pronarin e magazinës ku punonte i ndjeri Leonard Ymeri dhe një person tjetër dhe po merren në pyetje për rrethanat e kësaj ngjarje.

Pasditen e sotme, në bllokun nr. 1, Maliq, shtetasi L. Y., 46 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë, duke punuar për rregullimin e çatisë së magazinës në pronësi të shtetasit B. M., ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spitalin e Korçës.

Advertisement

Në ambientet e Komisariatit ndodhet pronari i magazinës B. M. dhe shtetasi I. Sh., për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy