“Rajoni në BE, prioritet për SHBA”/ Donfried: Mirëpresim “Ballkanin e Hapur”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Rajoni në BE, prioritet për SHBA”/ Donfried: Mirëpresim “Ballkanin e Hapur”

Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, u ndal edhe në Beograd në kuadër të turit rajonal, duke theksuar se anëtarësimi i të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE, është një prej prioriteteve të politikës së jashtme amerikane për këtë rajon.

 

E shoqëruar nga diplomati i lartë, Gabriel Escobar, në takimin me presidentin Alexandër Vucic, Donfried po ashtu mirëpriti nismën “Ballkani i Hapur”,duke e konsideruar të rëndësishëm bashkëpunimin rajonal.

 

Advertisement

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit gjithashtu ishtë në fokus të bisedimeve, po ashtu edhe qëndrimi i Serbisë kundrejt luftës ruse në Ukrainë.

 

Escobar dhe Donfried do të ndalen edhe në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut ndërsa këtë të premte do të jenë në Tiranë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy