Rama i vendosur: Së shpejti do të vendosim një çmim të ri për ata që konsumojnë energji më tepër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama i vendosur: Së shpejti do të vendosim një çmim të ri për ata që konsumojnë energji më tepër

Kryeministri Edi Rama ështëe duke mbajtur fjalën e tij në kongresin e PS.

 

Gjatë fjalës së tij Rama konfirmoi ndërhyrjen në çmimin e energjisë elektrike për një fashë të konsumatorëve.
Rama tha se së shpejti do të vendoset një çmim i ri i energjisë për ata që harxhojnë më shumë.

 

Advertisement

“Janë dy zinxhirë që goditen. Për të parët, qeveria reagoi menjëherë, me paketën e rezistencës për rritjen e çmimeve bazë për mbi gjysmë mln shqiptarë, për naftën, për transportin publik dhe punën në fermë. Sot që flasim, qeveria paguan diferencën mes faturës që shkon në qindra familje dhe në 95 mijë biznese të vogla, të çmimit real të energjisë. Kjo kërkon shumë para të cilat hiqen nga diku tjetër. Ne se dimë se dhe sa kohë akoma do të duhet të përballemi me këtë çmenduri, të çmimit të energjisë elektrike. Prandaj edhe së paku, jo se do të na zgjidhi problemin, në funksion të asaj që kemi nevojë sot, të sensit të shpërndarjes së barrës dhe marrjes përsipër të peshave, nga kjo peshë e përbashkët, ne së shpejti do të vendosim një çmim tjetër për të gjithë ata që konsumojnë energji shumë më tepër se masa e gjerë e popullit, sepse janë më të pasur.”, tha ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy