Rama në SPAK për çështjen McGonigal? Dumani: Për ne s’kanë rëndësi emrat, por provat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama në SPAK për çështjen McGonigal? Dumani: Për ne s’kanë rëndësi emrat, por provat

Kreu i SPAK, Altin Dumani ditën e sotme ka zhvilluar një takim me studentët e Universitetit të Shkodrës.

Takimi zhvillohet në kuadër të një projekti të Komitetit Shqiptar të Helsinkit në kuadër të projektit mbi dinjitetin, ndërsa kreu i SPAK ishte aty i ftuar edhe si ish-student i këtij universiteti.

Kreu i SPAK, nga Shkodra ka bërë të ditura edhe objektivat dhe sfidat për 5 vitet e ardhshme të Prokurorisë së Posaçme.

Dumani: Objektivat dhe prioritetet janë të institucionit, jo personale. Pas 5 viteve SPAK të ketë dhënë prova që në Shqipëri ka rënë miti i pandëshkueshmërisë. Zyrtarët e lartë dhe të çdo niveli do të merren në përgjegjesi penale dhe do të kemi vendime fajësie ndaj tyre. E quaj objektiv të arritshëm.

Advertisement

Kemi vështirësi, ku më e madhja ka të bëjë me faktin se ne jemi vetëm 17 prokurorë dhe shumë shpejt të bëhen 20. Kemi numër të ulët të hetuesve. Jemi duke prioritizuar çështjet sepse kemi shumë të tilla. Ka shumë çështje që sjanë bërë publike, s’po flas për këto që janë të ditura. Presioni nga publiku është vështirësi, sepse me të drejtë kërkojnë rezultate konkrete. Ne bëjmë thjesht punën tonë!

Une dua që për SPAK në fund të 5 viteve të mos ketë rëndësi emri i pushtetarit apo zyrtarit që po hetohet. Për prokurorin ka rëndësi gjetja e provës dhe ndërtimi i një akuze të suksesshme. Po punojmë për këtë objektiv.

Dumani është pyetur a do të thirret Edi Rama në SPAK, pasi emri i tij ka dalë në dosjen “McGonigal”. Gjithashtu është pyetur nëse ka nëj çështje hetimi për zotin Meta. Kreu i SPAK nuk ka pranuar të përgjigjet drejpërdrejt, por tha se nuk ka rëndësi emri, kanë rëndësi provat. Kështu ka lënë të nëkuptohet që nëse ka prova, në SPAK do të thirren edhe zyrtarët e lartë.

Dumani: Nuk mund të përgjigjem për ceshtje caktuara. Për ne s’ka rëndësi emri, por provat. Edhe për këto dy raste, skanë rëndësi emri apo pushteti që kanë. Dua të them që ne si strukturë jemi të vemendshëm edhe ndaj publikimeve në media, apo denoncimeve që bën politika për korrupsion etj, që ne i vlerësojmë për të filluar hetime. Shumë media  në muajin shkurt 2022 e deri para 10 muajsh, skanë lënë kritike pa bërë për rastin Mcgonical. Gjithë kritikët duhet të ndjehen zhgënjyer sepse ne kemi regjistruar si çështje që në shkurt. Por kjo tregoi se jemi diskretë me median, deri kur vjen momenti të kemi diçka konkrete, apo të jepet informacion për publikun. Mos prisni të merrni të dhëna nga ne, për sa kohë ka hetime të mbyllura. Janë çshtje nën hetim./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy