Rama në Tropojë, takim me fermere dhe blegtorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rama u ndal këtë të premte në Dojan, të Tropojës një zonë me vlera dhe potencial të jashtëzakonshme turistik, bujqësor e blegtoral.

 

Kryeministri bisedoi me fermerë e blegtorë, në një prej strukturave model të prodhimit dhe grumbullimit të gështenjave, i mbështetur edhe nga qeveria.

 

Advertisement

Nga ana tjetër më vjen mirë në fakt që si kudo në fakt, edhe këtu programi i Rilindjes Urbane, që u përqendrua fillimisht në qytet, por që preku edhe disa pika të rëndësishme nevralgjike për ta ringjallur organizmin e Tropojës, i ka hapur rrugë një zhvillimi të turizmit që deri dje ishte thjesht një dëshirë e bazuar tek mrekullitë e natyrës, por pa asnjë lloj kontributi nga ana e qeverisë në Tiranë për Tropojën dhe më vjen shumë mirë që megjithëse këtu në këtë zonë, ne nuk jemi si të thuash mbështetur me votë, në mënyrë të shpeshtë do thoja, ne kemi bërë çka gjithë qeveritë e tjera të marra së bashku, nuk e kanë bërë.Kemi bërë punë dhe investime të cilat, jo thjesht kanë ndryshuar frymën dhe kanë ndryshuar ngjyrën dhe kanë ndryshuar fuqinë tërheqëse të qytetit dhe pastaj të gjithë zonave më atraktive, por mbi të gjitha kanë hapur rrugë për këto ngjarje të këtyre viteve, që janë realisht ngjarje të rëndësishme të investimeve. Investimet në grykën e Valbonës, investimet në pika të ndryshme dhe të mendosh që sot në ketë vit, Tropoja ka numëruar më shumë se 150 mijë vizitorë vendas dhe të huaj, është diçka shumë kuptimplotë. Natyrisht që ambicia jonë dhe objektivi jonë është që këta turistë të qëndrojnë më gjatë dhe për të pasur qëndrim më të gjatë ne duhet të bëjmë ende më shumë punë, duhet të bëjmë më shumë përpjekje, më shumë investime dhe këtu kam parasysh jo vetëm investimet publike, por edhe investimet private.

 

 

Rama u ndal edhe tek problemet me pronat, vecanërisht ato bujqësore dhe tokat shtet, që pengojnë në shumë raste edhe investimet në agroturizem dhe biznese.

Advertisement

 

Për t’u kthyer tek ajo që tha kryetari i bashkisë, ne kemi adresuar çështjen e pronës, pra faktikisht 2700 ha , në mos gabohem, të pyllit të gështenjave i janë dhënë bashkisë në dispozicion, që bashkia të bëjë identifikimin dhe ndarjen e tyre sipas atyre marrëveshjeve që janë në territor, sepse problemi me pyllin e gështenjave apo me zona të tjera, përgjithësisht në veriun e Shqipërisë, por edhe në ndonjë zonë tjetër në jug, në raste të rralla, është që kemi situata pronash të pakthyera që aktualisht përdoren nga njerëzit që nuk e kanë pranuar ligjin 7501 dhe që ndërkohë në mënyrë paqësore me njëri tjetrin kanë rënë dakord për kufijtë e vjetër, pra nuk kanë konflikte potenciale sepse është rënë dakord që këtu e ka pas kufirin familja ime dhe aty e ka pas familja jote dhe de fakto ndarja është bërë mbi bazë mirëkuptimi. Jo kudo, ka tek tuk edhe zona me konflikt dhe aty ne nuk ndërhyjmë dhe për këtë arsye ne ia kemi lënë bashkive ta menaxhojnë këtë proces. I takon bashkisë të ngrejë një grup dhe të trajtojë çështjen rast pas rasti duke i marrë pjesë-pjesë zonat dhe duke i dhënë njerëzve titullin e pronësisë sipas marrëveshjes në funksion të shfrytëzimit, pra jo ndarje kot. Pra unë jam po themi, një emigrant nga Tropoja që dëshiroj të investoj në një pronë që është prona ime, për të cilën nuk disponoj dokumente sepse 7501 nuk është zbatuar këtu, por ama të gjithë e dinë që kjo është toka ime, atëherë mbi këtë bazë bashkia ma njeh të drejtën mbi këtë pronë dhe me dokumentin që unë marr bazuar në këtë realitet, unë aksesoj fondet e mbështetjes për agroturizmin, për pikat e agropërpunimit apo për pikat përkatëse të grumbullimit. Kjo është rruga, kështu që në këtë rast qeveria e ka zgjidhur sikundër ne e kemi premtuar dhe bashkitë kanë tani përgjegjësitë së bashku me njerëzit e përfshirë që të bëjnë ndarjen e pronave ose më saktë, ta konfirmojnë, sepse faktikisht pronat njerëzit i kanë ndarë më njëri-tjetrin. Kjo është gjëja që ne e kemi arritur ta zgjidhim pasi ka qenë jashtëzakonisht e komplikuar në pikëpamjen juridike që të kemi një vend që funksionon me dy palë ligje, por nga ana tjetër nuk kemi asnjë rrugë tjetër përveçse të ecim hap pas hapi, rast pas rasti, bazuar tek propozimet konkrete për zhvillim.

Nuk mundet dot të pengojmë askënd që të investojë në vendin e vet, qoftë në rast se banon aty, qoftë në rast se banon jashtë shtetit me këto lloj pengesash që mund të kenë arsye juridike, por që nuk mund të mbahen më në rrugën e njerëzve që duan të investojnë, kështu që kjo është një çështje e zgjidhur përsa na takon.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy