Rama takim me qytetarët në Rrogozhinë: Të nxjerrim një mësim nga lufta në Ukrainë!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama takim me qytetarët në Rrogozhinë: Të nxjerrim një mësim nga lufta në Ukrainë!

Këtë të enjtë kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar takim me qytetarët në Rrogozhinë në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit.

 

Duke sjellë në vëmendje luftën në Ukrainë, Rama tha se pavarësisht agresionit ushtarak njerëzit atje janë të vendosur për të ruajtur atë që kanë më të çmuar, lirinë.

 

Advertisement

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te zgjedhjet e 6 marsit teksa deklaroi se do të jenë qytetarët ata që do të vendosin se kush do të drejtojë Bashkinë e tyre.  Mes të tjerash Rama shtoi: ‘E drejta për të vendosur është një nga gjërat themelore’.

 

“Ajo që po ndodh sot para syve tanë është diçka që realisht të gjithë e kishin marrë si një gjë që nuk do të ndodhte më kurrë që pas Luftës së Dytë Botërore. Agresioni ushtarak mbi një vend demokratik për të imponuar me forcën e armëve një vizion tjetër të botës, por ja që po ndodh. Një luftë me të vrarë, me qindra mijëra njerëz që shpërngulen nga vendi i tyre që të ruajnë jetën e tyre. Nga ana tjetër një president i zgjedhur i cili deri dje ishte në shtëpinë e tij, ndërsa sot është në front dhe është gati të japë jetën për vendin e tij. Kjo ndodh për shkak se ata njerëz nuk duan të humbasin atë që kanë. Ata ndjejnë tani se sa e çmuar dhe padorëzueshme është ajo që kanë , liria e tyre …Ukraina nuk është Zvicra, Anglia , Franca, por ja pra që sidoqoftë qenka aq e çmuar ajo që papritur një forcë e verbër kërkon të të marrë, sa ti je gati të japësh jetën, për të mos negociuar lirinë, për të vendosur vetë për vendin e tyre,. Është një moment ku ne mund të nxjerrim një mësim, jo më nga librat apo historitë, por nga një luftë që po ndodh para syve tanë. Nuk duhet ta zhvleftësojmë deri në përçmim atë që kemi arritur dhe atë që kemi sot”, tha ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy