Rama: Parlamenti është marrë peng përkohësisht, akte të humbjes së kontrollit nga të akuzuarit e drejtësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: Parlamenti është marrë peng përkohësisht, akte të humbjes së kontrollit nga të akuzuarit e drejtësisë

Kryeministri Edi Rama e konsideroi të pazakontë situatën e krijuar në parlament, referuar tensioneve të krijuara nga opozita gjatë seancave të fundit plenare. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Zgjeruar të PS në Kuvend, Rama theksoi se parlamenti është marrë peng nga disa persona që kanë probleme me drejtësinë. Sipas kreut të qeverisë këto akte vijnë si pasojë e humbjes së kontrollit.

 

“Më domethënësja nga të tëra, sepse është në fund të fundit diçka që e vërteton kushdo, është që në buxhetin e vitit të ardhshëm, që ka kaluar në parim në parlament përmes deputetëve , për të cilin jemi përpjekur të flasim jashtë parlamentit, sepse në parlament e keni parasysh është një hall tjetër, një hall tjetër shumë i madhi dikujt thonë, por nuk është vetëm njëri janë disa, me drejtësinë që e ka marrë në një farë mënyre peng përkohësisht parlamentin me akte që zakonisht i bëjnë njerëzit kur dalin nga kontrolli”, tha ai duke shtuar se qeveria ka 400 milionë euro në dispozicion vetëm për rritje pagash për vitin e ardhshëm.

 

Advertisement

Ai theksoi se vendi ka pësuar progres ekonomik të dukshëm, gjë e cila do të reflektohet edhe në rritjen e pagave në disa sektorë të rëndësishëm të vendit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy