Rama pas vizitës në Azerbajxhan: Po diskutojmë për ndërtimin e një rafinerie të re gazi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama pas vizitës në Azerbajxhan: Po diskutojmë për ndërtimin e një rafinerie të re gazi

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se Shqipëria do të bëjë hapa konkretë për gazifikimin e vendit në bashkëpunim më Azerbajxhanin.

 

Gjatë një interviste dhënë atje, shefi i qeverisë u shpreh se po diskutohet për të eksploruar mundësinë e ndërtimit të një rafinerie të re të naftës.

 

Advertisement

“Do të punojmë shumë ngushtësisht për gazifikimin e Shqipërisë dhe në këtë aspekt hapi i parë shumë i rëndësishëm është nisja e një pune konkrete për gazsjellësin joniano-adriatik, i cili faktikisht përmes TAP-it lidh pjesën e sipërme që do të thotë Shqipërinë me Malin e Zi, Kroacinë, Bosnjën dhe faktikisht e kthen Shqipërinë në një nyje shumë të rëndësishme të shpërndarjes së gazit. Nga ana tjetër, kemi folur edhe për t’u ulur së bashku, ekspertët tanë, ekspertët azerë dhe ekspertët turq për të eksploruar mundësinë e ndërtimit të një rafinerie të re. Ashtu sikundër kemi folur edhe për të pasur nga ana e Azerbajxhanit investime në turizëm, duke pasur parasysh edhe shembullin e shkëlqyer që Azerbajxhani ka dhënë në Malin e Zi, me ndërtimin e një infrastrukture ultra moderne mikpritjeje”, tha Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy