RAPORTI: Franca po nxit tensionet Greqi-Turqi që të shesë armë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
RAPORTI: Franca po nxit tensionet Greqi-Turqi që të shesë armë

Mediat turke citojnë burime të brendshme të pohojnë se Franca po i nxit vetë tensionet mes Turqisë dhe Greqisë në mënyrë që t`i shesë armë kësaj të fundit.

Sipas burimeve në fjalë, qëllimi i Parisit zyrtar është të kompensoje humbjen nga pakti AUKUS, që i hoqi prej duarve marrëveshjen miliarda dollarësh të nëndetëseve me Australinë.

Franca është tërbuar nga kjo gjë, dhe ndaj tani po i jep peshë Greqisë të cilës ka një vit që po kërkonte t`i shiste anije e avionë, pavarësisht borxheve të mëdha të Athinës”, thotë shtypi turk.

Parlamenti grek e ratifikoi në fillim të këtij muaji marrëveshjen e mbrojtjes me palën franceze për blerjen e tre fregatave Belharra, ndërsa ka diskutime dhe për një të katërt. Kjo lëvizje u kritikua ashpër nga Ankaraja.

Advertisement

Turqia e cila ka një histori të gjatë konfliktesh me fqinjin e saj, gjithashtu anëtar të Natos, dhe që marrëveshjen greko-franceze e sheh si një “kërcënim për paqen dhe stabilitetin rajonal.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy