Reshjet e borës/ Ndalohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë në Qafë-Thanë dhe Kapshticë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reshjet e borës/ Ndalohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë në Qafë-Thanë dhe Kapshticë

Ndalohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë, ë pikat kufitare Qafë Thanë dhe Kapshticë.

 

Policia bën me dije se janë njoftuar nga autoritetet maqedonase dhe greke se ndalimi do të bëhet për shkak të reshjeve të dendura të borës në këto dy vende.

 

Advertisement

Njoftimi i plotë:

 

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë

Stacionet e Policisë Kufitare Qafë Thanë dhe Kapshticë:

Advertisement

Autoritetet e Policisë Maqedonase dhe Policisë Greke, kanë njoftuar palën shqiptare, se për shkak të reshjeve të dendura të borës në Maqedoni dhe Greqi, vështirësive në lëvizje, prezencës së akullit në rrugë, deri në normalizimin e situatës dhe pastrimit të rrugëve, do të ndalohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë, në pikat e kalimit kufitar Qafë Thanë dhe Kapshticë.

 

Apelojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve të kësaj kategorie (kamionave), që deri në një njoftim të dytë të shmangin lëvizjen në drejtim të Maqedonisë dhe Greqisë, pasi nuk do lejohet kalimi i tyre drejt shteteve fqinje, për shkak se krijohen vështirësi në trafik dhe pengesa për mjetet borëpastruese.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy