Reshjet e dendura nxjerrin nga shtrati lumin Ishëm, përmbyten dhjetra hektarë tokë bujqësore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reshjet e dendura nxjerrin nga shtrati lumin Ishëm, përmbyten dhjetra hektarë tokë bujqësore

Në fshatin Murqine të Fushë Krujës ka ende prezëncë të ujit. Reshjet e djeshme shkaktuan përmbytje të disa hektarë tokë bujqësore në këtë fshat.

Dalja e lumit Ishëm nga shtrati, solli probleme në tokat bujqësore të këtij fshati, ndërsa dhe ditën e sotme ndodhen me dhjetra hektarë tokë nën pushtetin e ujit.

Një situatë e tillë është e përvitshme, nga mospastrimi i shtratit të lumit Ishëm.

Çdo vit fermerët dështojnë nga të mbjellat, nga përmbytjet që shkaktohen nga dalja e lumit Ishëm.

Advertisement

Komuniteti i kësaj zone ndonëse kane bërë prezente situatën në bashkinë Krujë, nuk kanë gjetur zgjidhje./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy